Policia monitoron bregdetin, bllokon 8 mjete lundruese në Shëngjin! Gjobiten drejtuesit e tyre

17 Korrik 2023, 14:46| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 14:58

  • Share

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, Jet Ski, të cilat rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord. Për pasojë pronarët e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 mijë lekë të rinj.  

Në zbatim të masave të përcaktuara, për ushtrimin e kontrolleve në të gjithë hapësirën ujore të vendit, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, nisur dhe nga disa raste të denoncimeve nga qytetarët, për shkeljen e perimetrit të sigurisë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në hapësirën detare nga Shëngjini në Tale, për verifikimin e mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. 

Në vijën bregdetare dhe hapësirën detare të Shëngjinit, u kontrolluan 13 mjete lundruese dhe 8 prej tyre, mjete argëtuese Jet Ski, rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord.

Për këtë arsye, u bë bllokimi administrativ i 8 mjeteve Jet Ski dhe pronarët e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.  

Policia e Shtetit apelon sërish për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat detare, liqenore dhe lumore, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, të mos cenojnë perimetrin ujor të sigurisë për pushesit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

Monitorimi i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore në të gjithë vendin, vijon.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?