Pistoleta që iu sekuestrua 30 vjecarit

30 vjeçari qarkullonte me armë me vete te 'Ali Demi', sapo sheh policinë e hedh pistoletën dhe tenton të arratiset por efektivët e 'rrethojnë' në pak minuta

2 Janar 2021, 15:34| Përditesimi: 2 Janar 2021, 15:54

  • Share

Një i ri është ndaluar nga efektivët e Komisaritit nr. 1 në Tiranë, në përpjekje për t’u larguar me armë me vete, në lagjen “Ali Demi”.

Gazetari i Report TV Sokol Dema, mëson se R.L., 30 vjeç, në momentin që ka parë policinë ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve, dhe arma që posedonte është sekuestruar. Aktualisht ai po dërgohet në komisariat për të verifikuar kush është dhe pritet të pritet për të edhe fleta e arrestit.

Policia ndërsa jep informacione për këtë ngjarje bën me dije vetëm inicialet e të arrestuarit, sakaq shton se ai po lëvizte me armë zjarri me vete dhe kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar, duke bërë që 30 vjeçari të vihet në pranga në pak minuta, pasi fillimisht tentoi të arratisej.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia lokalizon dhe vë në pranga 30-vjeçarin. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ali Demit. Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shigjetat", bënë të mundur që në lagjen "Ali Demi" të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Neri: 02/01/2021 18:34

    Nga anet tona te jugut kur nje njeriu nuk kemi fuqi ta ndalojme perdorim nje shprehje Aman te hengesha mune ndala se nuk te bej gje"Dhe ne pergjignen tende shoke,ai i ri paska qene i humbur se po te ishte shtrire ne toke dhe policet i vinin hekurat,dikush i fotografonte,foton e conte te PD-LSI dhe ata menjehere liroheshin nga detyra per trajtim cnjerzor dhe aw me keq te qellonin me arme arrestoheshin ne vend.Ky eshte shteti yne,kjo eshte politika jone.

    Përgjigju
  • Tirona: 02/01/2021 17:20

    Ne SHBA u ekzekutua nje i ri i cili perdori armen kundra Policise.Nese ky i riu jone do te kishte qelluar Policine me arme, si do te reagonte Policia jone, do ta paralajmeronte duke qelluar ne ajer, ta plagoste apo ne lule te ballit, kete pyetje ja bej disa gazetareve dhe analisteve qe mbeshtesin PD dhe LSI

    Përgjigju
  • Emigrant: 02/01/2021 16:30

    Bravo djemt e policis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?