Policia ndërpret mësimin online të instruktores së fitnesit, menduan se po thyente rregullat antiCOVID (VIDEO)

28 Janar 2021, 13:14| Përditesimi: 28 Janar 2021, 13:33

  • Share

Louise Lewis, po zhvillonte mësimin e saj online, në studion e saj në veri të Uellsit, kur mori një vizitë të papritur nga tre oficerë policie. Ata mbërritën për të hetuar një informacion se ajo po shkelte rregullat e Covid-19.

Gjatë klasës së saj , ajo kishte ndezur drita dhe kishte vendosur muzikë me zë të lartë në Studion e saj të Fitness në Aspire kur dëgjoi trokitjen në derë.

Ajo ndaloi muzikën dhe shkoi për të kontrolluar kush ishte dhe u frikësua kur pas se ishin tre police. Ajo i mori oficeret brenda dhe u tregoi se nuk kishte shkelur asnjë rregull.

Ajo tha: 'Unë nuk kam thyer asnjë rregull sepse të gjitha klasat e mia janë në internet. Isha i lumtur që erdhën, vërtetova se po i bëja gjërat në mënyrë korrekte. '

Ajo theksoi se pandemia i ka shkaktuar shumë vështirësi bizneseve të tilla, por që online është e vetmja mënyrë për të siguruar vazhdimësinë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?