Policia ndëshkon të pabindurit që nuk mbanin maskë, 659 gjoba nga 3 mijë lekë, e pësojnë dhe 11 qytetarë që kishin dalë ‘pa leje’ natën (VIDEO)

26 Nëntor 2020, 14:39| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 15:11

  • Share

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 659 qytetarë të cilët nuk kanë mbajtur maskë jashtë ambienteve të shtëpisë dhe më pas janë ndaluar nga policia dhe i kanë hequr buxhetit të tyre nga 3 mijë lekë.

Gjithashtu sipas raportit ditor të Policisë së Shtetit janë gjobitur me 10 mijë lekë edhe 11 qytetarë të cilat janë kapur jashtë shtëpisë në orën 22:00, pa asnjë arsye dhe pa leje nga portali qeveritar e-albania.

Ndërkohë pavarësisht se shifrat e infeksioneve dhe viktimave vijojnë të jenë të larta ka lokale të cilat nuk zbatojnë masat anti-COVID, ku në 24 orët e fundit janë gjobitur me nga 1 milion lekë dy subjekte.

Sipas Policisë në komisariat kanë përfunduar për verifikim 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë mjetin e identifikimit efektivëve, të cilët janë liruar nga ambientet e policisë vetëm pasi janë identifikuar dhe janë gjobitur me nga 3 mijë lekë.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Free: 26/11/2020 18:04

    Po garrumbullin te Bes Ka... e ndeshkuat. Merreni me fukarejt se skeni pune tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?