'Policia nën drejtimin e ish-Sigurimit të Shtetit', PD publikon listën: Rama si Enveri, i kthen policët në punëtorë partie. 

13 Shtator 2020, 12:14| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 12:31

  • Share

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu thotë se Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. Ai thekson se ligji i Vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

Balliu ka publikuar listën e punonjësve të Policisë së Shtetit që sipas tij janë ish-sigurimsa, të cilët kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist.

Deklarata nga Klevis Balliu

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor. Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.  Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi. Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë. 
•    XHAVIT SHALA 
•    GANI ZENELI
•    BESNIK SHEHAJ
•    ARTAN  SHKEMBI
•    XHEVAHIR KARAJ
•    NIKOLL RICA  
•    ILIRJAN MANDRO 
•    YLLI  VASILI
•    MEHDI ÇANGA
•    KASTRIOT SKENDERAJ
•    KRENAR MUÇO 
•    ARJAN FERI   
•    ANDON MARKO 
•    SADRI RAMÇAJ
•    AGIM HOXHA
•    BEDRI HASANAJ
•    BILAL SEMANAJ
•    MYSERET HASANBELLI
•    ZIJA SULAJ

Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë. Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”. Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris. Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet  e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet. Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim  standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/09/2020 22:32

    Pyetje:-C'fare eshte me I rrezikshem,drejtimi I policies nga sigurimsat,apo drejtimi I parties nga ish- sekretari I partise me tesere?

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 13/09/2020 22:04

    Si nuk ju shkoi ne mend qe te hapnin nje shkolle plepash edhe per oficeret e pilìcise. Megjitheate asnjehere nuk eshte vone o tope hapeni qe te mbyllet cikli i shkollimit ne plepa. Te gjithe ata qe ju permendni jane profesioniste dinjitoze dhe kopetente ne drejtim te fushave qe ata mbulojne.

    Përgjigju
  • Like floriri: 13/09/2020 16:35

    Ja dhe klevisi i Faros,bën lista policësh,që sipas tij janë puntorë partie,pasi kështu janë quajtur në kohën e partisë të punës,pamvarsisht se ata janë punonjës e drejtues policie shumë të aftë e dinjitozë në punën e tyre,djalit të Faros nuk i pëlqejnë,prandaj duhet të ikin e të vinë kuliçët e Shehajt që detyrën e konceptonin,dru e dhunë për popullin, e vjedhje e grabitje për interesa të nënës parti me në krye bacën Sali. O ti karafili i Faros sa për atë termin puntorë partie,i vetmi person nga ajo kohë që e justifikon dhe e ka kryer me profesionalizëm është faro Balliu i slabinjës që për t'i shërbyer partisë në faqet e zërit të popullit,shkruente e thurte lavde ppsh për arritje e suksese të pa imagjinushme, të cilat e gëzonin dhe e bënin krenar popullin shqiptar,deri në mokrën e faros.

    Përgjigju
  • F-35: 13/09/2020 15:03

    Cfare te ben pjella e keqe! Do ngrihen tani sigurimsat e do i thone se e ke patur babane bashkepuntore, bile shume aktiv e me rendiment te larte!

    Përgjigju
  • meri: 13/09/2020 14:51

    JU qe jeni mbledhur ne PD ,jeni thuajse te gjithe te lidhur me diktaturen e Enverit,dhe keni SALI BERISHEN qe i ka ber te gjitha DETYRAT......

    Përgjigju
  • Tosi: 13/09/2020 13:13

    O krriç ke harruar Agron Koliçin Agim Shehun famkeq te 1996 qe nuk la opozitare pa rrafur dhe torturuar o krriç

    Përgjigju
  • Turi: 13/09/2020 13:08

    Mes ketyre policeve ka nga ato qe sherbyer dhe kriminelit Berisha!po çpune ke me policet?ti ke ne shtepin tate babain spiun edhe shum te rrezikshem o krriç.

    Përgjigju
  • Tosi: 13/09/2020 12:29

    Ik o krric se dhe 7 muaj te kane ngelur ne politike, pastaj shko badigard tek haremi i Nafije dybekut ne Jale se ate pune ti e ben mire mor hunderr, shpifes i ndyre, krric i lindur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?