Dy javë kërkime në Shqipëri 'kanë bindur' policinë se Adriatik Llalla nuk ndodhet në vend dhe të angazhojë SPAK, që të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-kryeprokurorit. Policia e Tiranës nuk e ka gjetur Llallën brenda vendit dhe për këtë arsye i kë dërguar SPAK relacionin se Llalla 'nuk figuron' brenda Shqipërisë .
Më 22 shator ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë Adriatik Llallës për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty dhe se familjarët thanë se "nuk e dinin se ku ndodhej". Report Tv mësoi më herët se Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk dihet se ku është aktualisht.
Sipas Ligjit Llalla kishte 7 ditë kohë për t'u paraqitur vullnetarisht në polici për të vuajtur dënimin, por kur kanë kaluar dy javë SPAK po nis procedurat për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.
GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.
Pyetni Ramen se ai e di ku eshte. Kur dhe ku do arratiset Rama?
PërgjigjuOk pyete, por mos harro ti tregosh rames.
Pyesim Yurin, se ajo merr vesh me shume nga keto pune.
Hahahahahahaha cuditerisht ketu ka te forta e te buta... Habitem si e nxjerrin lajm... Ky eshte me fakiri nga te gjithe qe kan abuzuar me kete vend... Ehuuuuuuu haaaa sa ka duke filluar nga ramushat berushat ilirushat lulushat tahiruashat edhe llallushat ne fund... Apo mbaroj velloja e lidhjeve politike edhe hajde ti bijme shembull... Hahahahaha nuk gjehet dot... Uroj ti shpetoj drejtesise kudo qofte te pakten nuk e mbushi kete vend me kanabis e nuk vrau njerez sic bene te tjere... Abuzim me leket normale si TE gjithe ne pushtet...
Përgjigju