TIRANË- Dy javë kërkime në Shqipëri 'kanë bindur' policinë se Adriatik Llalla nuk ndodhet në vend për këtë arsye, SPAK tashmë e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Tiranës nuk e ka gjetur Llallën brenda vendit , duke bërë që zyrtarisht nga sot ish-kryeprokurori i Përgjithshëm të jetë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Më 22 shator ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë Adriatik Llallës për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty dhe se familjarët thanë se "nuk e dinin se ku ndodhej". Report Tv mësoi më herët se Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk dihet se ku është aktualisht.
Sipas Ligjit Llalla kishte 7 ditë kohë për t'u paraqitur vullnetarisht në polici për të vuajtur dënimin, por kur kanë kaluar dy javë SPAK e shpalli në kërkim ndërkombëtar.
GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave, i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që do të shkojë përfundimisht në qeli. Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.
Hahahhaha seriali vazhdon... S ka me te medhenj se ky I shkreti... Ky as e mbushi shqiperine me droge as solli kokaine nga ecuadori as vrau njerez cfare beri!? Mori pjesen e vet si TE gjithe ne pushtet edhe u be koke Turku... As kam simpati e as e mbeshtes por la me te fuqishem se ky zoteria edhe livadhisin te lire. Per mendimim Tim nese kishe per te bere 2 vjet e CA muaj burg me mir I kishe ber e line mbyllur kapitullin se sa u arratise o zoteri...do kishe me pak shpenzime edhe do ishe I lir e do gezoje familjen e nje pjese te lekeve te ketij populli injorant..
PërgjigjuDrejt thua o Loni. Policia kontrolloj cep me cep Shqiperine dhe nuk e e gjeti llallMavrine. Po presidencen e kryeministrin ja la interpolit. Taktike e bukur kjo Loni.