Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll.
50-vjeçar, i cili zakonisht e fsheh fytyrën me maska dhe kapele, u shfaq në një festë private me tekila, por nuk i shpëtoi një inspektimi që ndodh për të gjithë të ftuarit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Leonardo DiCaprio shihet duke pritur radhën e tij për t’u kontrolluar, teksa shoqërohej nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti.
Një burim i brendshëm i tha ekskluzivisht “Page Six” se urdhri ishte që të kontrolloheshin që të gjithë dhe se aktori nuk bënte përjashtim.
“Çdo person u kontrollua dhe u identifikua”, tha burimi.
DiCaprio e ka zgjedhur Ibizën si destinacionin e tij të pushimeve verore disa herë vitet e fundit. Ai dhe e dashura e tij u fotografuan së fundmi në jahtin e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
Komente
