Policia e Shtetit ka publikuar fotot e tre personave të radhës që janë në mesin e të shumëkërkuarve nga drejtësia që janë dënuar në mungesë.
Gentian (Eugen) Sula
Në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë Gentian (Eugen) Sula në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B. Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Besnik Lamçja
Në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur "Magazinat e tregtisë", në rrugën "Siri Kodra", Besnik Lamçja, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U. Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja me armë”.
Kujtim Qordja
Në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit” Kujtim Qordja ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H). Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim".
ky bq qordja ka edhe kushuriren avokate qe kontrollon provimet e magjistratures nertila qordja shtet legen
PërgjigjuJa edhe njehere nga shkaterrimi i shtetite shqiptar pas 1990 policia e pamundur nuk ka kapur dot kriminele ketu e 23, 21 dhe 20 vjet me parë . Prandaj duhet të kemi shtete të fortë si të Enverit djalite të madhe te Shqiperise së vetem ai pastrone minjtë !
Përgjigju