Kronikë

Policia operacion ‘Blic’ në Elbasan në vendin ku u vra Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku! Kontrolle për persona të shpallur në kërkim

10 Tetor 2021, 21:45| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 22:08

  • Share

ELBASAN- Një aksion ‘Blic’ po zhvillon policia e Elbasanit, në vendin e quajtur rreth rrotullimin e Luleve për të evidentuar element të veprave penale të ndryshme si dhe persona të dyshuar apo të shpallur në kërkim. Në aksion marrin pjesë skuadra ‘Shqiponja’, efektiv të rrugores, specialistë të zonës, si dhe oficer të krimeve.

Automjetet që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit. Deri në këto momente nuk raportohet për asnjë person të shoqëruar.

Vetëm pak ditë më parë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, u ekzekutuan me armë zjarri sapo zbritën nga makina Lulzim Bitri e Ardian Çollaku.

Lulzim Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti duke u djegur automjetin tip Volvo në një rrugë në fshatin Balldre, 6.2 km larg nga vendngjarja.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek larja e hesapeve. Dy viktimat rezultojnë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në Elbasan. Ndërkohë ende nuk ka asnjë autor të arrestuar për krimin e dyfishtë që tronditi Elbasanin.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?