Policia operacion në zonën e Freskut, 45-vjeçari kapet me 2 pistoleta, një shotgun dhe kokainë (VIDEO)

28 Maj 2020, 08:49| Përditesimi: 28 Maj 2020, 08:59

  • Share

Një 45-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri është arrestuar nga policia e Tiranës. Në kuadër të operacionit të koduar "Fresku", në pranga u vu shtetasi Adnad Gaxheri, të cilit policia i gjeti tre armë zjarri, dy pistoleta, një shotgun dhe një sasi kokaine.

"Nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë  dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak", thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni për arrestimin e 45-vjeçarit u zhvillua në zonën e Freskut në Tiranë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Armët që ju sekuestruan 45-vjeçarit në Tiranë 

Komento

Komente

  • Berat: 29/05/2020 07:49

    Hahahahahaha sa kam qesh po Arme luftarake jan ata ca lajm ledhi shifini mir shtotgan me gogla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?