Gjatë një jave Policia Rrugore Durrës ka arrestuar 3 shoferë dhe ka vënë nën hetim një tjetër, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 1400 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë.
Nga kontrollet intensive të kryera me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivë të Policisë Rrugore kanë evidentuar raste të shumta shkeljesh.
Në pranga kanë rënë 3 drejtues automjetesh dhe është vënë nën hetim në gjendje të lirë një tjetër për drejtim të parregullt të mjetit.
Ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 1408 shoferë.
-738 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-67 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;
-112 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-31 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-460 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.