Policia Rrugore e Tiranës ka bërë publik ditën e sotme bilancin për javën që lamë pas, ku bëhet me dije se janë vendosur 9.858 gjoba, mesatarisht 1,408 në ditë për periudhën 01.09.2024 - 07.09.2024.
Sipas Policisë, janë bërë 28 arrestime dhe procedime penale, ku 8 persona janë arrestuar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 6 persona për pa leje drejtimi, si edhe 3 të tjerë për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotik.
Arrestime dhe procedime:
-28 arrestime dhe procedime penale
-8 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
-6 persona për pa leje drejtimi
-11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
-1 person u procedua për korupsion aktiv
-3 persona për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike
Masat administrative:
-9.858 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,408 në ditë
-64 masa për xhama të zinj
-842 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara
-246 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit
-613 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
-9 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
-375 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
- 6.409 masa për qëndrim të gabuar.
-714 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
Pezullime dhe bllokime:
-18 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
-41 raste për tejkalim shpejtësie
-24 raste të ndryshme
-12 automjete u bllokuan, përfshirë 2 me targa të huaja.