Kronikë

Policia Rrugore bën 'kërdinë', mbi 3 mijë gjoba në një javë (VIDEO)

14 Korrik, 17:11| Përditesimi: 14 Korrik, 17:22

  • Share

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore.

Akset kombëtare u monitoruan me 2 dronë dhe 3 radarë poliscan.  

Nga gjobat e vendosura, 765 masa administrative janë për parakalime të gabuara, 423 për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit; 876 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 1121 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 128 gjoba për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore thotë se do të vijojë kontrollet intensive në terren, duke përdorur mjetet teknologjike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?