Policia Rrugore bën bilancin, rreth 24 mijë gjoba gjatë një javë, arrestohen 61 shoferë! Pezullohen 168 leje drejtimi

18 Gusht, 09:08| Përditesimi: 18 Gusht, 09:22

  • Share

Policia Rrugore ka vendosur 24 729 gjoba gjatë kësaj jave që lamë pas, në të gjithë vendin.

Në bilancin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, bëhet më dije se shumica e gjobave rreth 7 234 janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane, gjatë një jave policia ka pezulluar 168 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt si edhe janë arrestuar 61 drejtues mjetesh, nga këta 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Masat administrative:

-24 729 masa administrative në të gjithë vendin

- 7 234 për shpejtësi tej normave të lejuara

- 1 341 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

- 1 542 për mospërdorim të rripit të sigurimit

- 3 332 për parakalime të gabuara

- 356 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

- 219 për manovra të rrezikshme në rrugë

- 258 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

- 9 234 për parkim të gabuar

- 1 213 për shkelje të tjera

Njëkohësisht policia bënë me dije se janë marrë masa monitoruese me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunelin e Llogarasë, të Kalimashit dhe të Elbasanit.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nari: 18/08/2024 11:14

    A e përmban ligji edhe këshillime apo veç gjoba? Jemi 10 maqina kundravajtje! Polici pasi ka parë gjith targat ka vendosur 2 gjoba? Ashtë shpërdyrim detyre nga këto polic? Edhe po ti pyesesh përgjigja është me shum arroganc e di una.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?