Policia rrugore e Tiranës bllokoi 23 motorë, drejtuesit e të cilëve bënin gara shpejtësie në rrugët e kryeqytetit,
Po ashtu u bllokuan 12 makina luksoze të cilat kishin bërë modifikime në marmitë për të gjeneruar zhurma të larta që cenojnë qetësinë publike.
Blutë e Tiranës njoftojnë se u vendosën masa administrative deri në mbi 1 milion lekë dhe ofroi pamje të këtij aksioni.
Njoftimi policisë:
Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.
Gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin normat e sjelljes në trafik, apo që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, dhe shqetësojnë qytetarët në përditshmëri. Konkretisht:
23 motomjete të bllokuara
12 automjete të bllokuara
Masa administrative deri/mbi 1 milion lekë.
Policia Rrugore siguron qytetarët se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën, shëndetin dhe qetësinë e komunitetit, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe profesional.
Komente
