Foto ilustruese

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

22 Tetor 2020, 15:15| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 15:18

  • Share

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5 orë,  duke ecur në korsinë e emergjencës me 230 km në orë.  Transporti i shpejtë u bë për të arritur tek pacienti i cili gjendej  i shtruar në Romë në pritje të transplantimit. Ata u nisën në orën 10.30 dhe mbërritën në Poliklinikën Gemelli pas drekës

Normalisht, e njëjta rrugë prej 490 kilometrash do të zgjaste të paktën pesë orë. Por në qoftë se je punonjës i policisë rrugore dhe posedon një Lamborghini Huracan, rrugë behët më e shkurtër kur ke për të dorëzuar një veshkë dhe do t’u japësh shpresë atyre që po luftojnë me vdekjen.  

Me pak fjalë,  ky një lloj rekord për policët rrugorë. Pas mbërritjes organi iu dorëzua mjekëve që ishin në gjendje të fillonin operacionin për transplantin e organit. I cili arrit i sigurt dhe në gjendje të mirë, falë faktit se Huracàn është krijuar posaçërisht për të kryer aktivitete shpëtuese: në të gjendet një frigorifer i vogël për të mbajtur organet në rast të transporteve të organeve,  një defibrilator dhe çantë e ndihmës së shpejtë. Sigurisht nuk është hera e parë që Policët Rrugorë kryejnë këtë lloj aktiviteti. Në vitin 2018, ata dorëzuan 41 organe. Në 10 raste plazmë dhe gjak, në 19 raste vaksina, serum dhe ilaçe të tjera. Në këto raste,  anashkalohet rreziku për shkak të shpejtësisë së lartë sepse të shpëtosh një jetë është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Komento

Komente

  • Helikopter pa bisht: 22/10/2020 15:53

    Po helikopterët i mbaruan Italisë?! Apo do provonin makinën sa nxirrte...

    Përgjigju
    • Rtiop: 23/10/2020 07:19

      Vertete me ka bere pershtypje dhe mua kjo gje por duhet te kete nje arsye perse veprohet ne kete menyre...abesoj se kane problemin e helikoptereve...

    • ARJAN: 22/10/2020 23:16

      SEPSE KA ORGANE QE NUK MUND TE TRASPORTOHEN ME ANE TE AJRIT

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?