Gjykata e Lezhës

‘Policia shkeli ligjin në arrestimin e një të mituri’, Gjykata e Lezhës liron 17-vjeçarin e prangosur 4 ditë më parë në Shënkoll

29 Mars 2022, 09:50| Përditesimi: 29 Mars 2022, 09:51

  • Share

Policia e Lezhës ka shkelur ligjin në arrestimin e një 17-vjeçari katër ditë më parë brenda një lokali në Shënkoll, pasi ju gjet në telefon e tij faqe me lotari sportive dhe gjatë kontrollit në banese një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Në këtë konkluzion ka dalë gjykata gjatë seancës gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë.

Pasi dëgjoi palët gjyqtari Artan Hajredinaj, pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje", ndërsa e cilësoi të paligjshme arrestimin e 17-vjeçarit Orgito Hoxha. Sipas gjykatës nuk janë respektuar kushtet dhe kriteret e parashikuara në kodin penal për të miturit, duke mos njoftuar familjaret etj. Gjithashtu veprat penale për të cilët akuzohet i riu nuk parashikojnë dënim më shumë se 3 vite burg, ndaj nuk mund të mbahet në qeli.

Orgito Hoxha u prangos gjatë një operacioni blic të koduar "Last Game", pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ai qëndronte gjet në celularin e tij, faqe për lotari sportive. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë  ju gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.Për veprimtarinë e lojërave të fatit u procedua penalisht dhe pronari i lokalit dhe ndaj tyre u ngritën akuzat "Armbajtje pa leje", "Organizimi i lojërave të palejuara" dhe "Vënie në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara"

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • duka: 29/03/2022 10:35

    Kjo eshte per te qeshur, kemi ligje te ndyra sepse sot 17 vjecaret te vrasin pa u menduar fare, i gjejne automatik dhe duhet ta leme te lire ska problem se merr jete njerezish se automatikun nuk e ka per te vrare miza. Sa per lojrat e fatit keto lulezojne me teper se te "mbylleshin", gjith bilardot, lokale kjoska vetem baste vihen ne mes te Tiranes EKOBET eshte kampin ka pushtuar vendin mos u merni me perdorus si ky 17 vjecari viketime por me drejtusit qe jane bere miljarder e rropen popullin. KETE DUHET TE BEJ POLICIA KRIMINALE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?