Policia e Shtetit ka sjellë një video të momentit kur Arbër Cekaj mbërrin në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, i shoqëruar nga forcat policore.
Ekstradimi i tij drejt vendit tonë u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol wiesbaden, Gjermani.
Çekaj ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim. Në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.
Lajmi kryesor:
Ekstradohet drejt Shqipërisë Arbër Çekaj i 613 kg kokainë, nga Gjermania në burgun '313' (VIDEO)
G.M./r.k./ReportTv.al