Kronikë

Policia shton masat, 42 shoferë të arrestuar dhe proceduar në një javë, bllokohen 28 makina! Ja 5 ‘shënjestrat’ e Rrugores (VIDEO)

30 Qershor, 14:04| Përditesimi: 30 Qershor, 14:18

  • Share

Tiranë- Fluksi në rritje i mjeteve gjatë sezonit veror dhe turistik ka shtuar edhe masat e kontrollit dhe aksionet e Policisë Rrugore të Tiranës.

Të paktën 42 shoferë u arrestuan dhe proceduan gjatë javës së fundit dhe 28 makina u bllokuan për shkelje të ndryshme rrugore.

Policia bën më dije se do të ketë në vijimësi masa të shtuara në rrugë për të shmangur aksidentet rrugore dhe ndëshkuar drejtuesit kundravajtës.

“Prani e shtuar shërbimesh dhe mjete bashkëkohore, 24/7, në terren, për të parandaluar aksidentet, ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe menaxhuar trafikun”, njofton policia.

Në ‘shënjestër’ janë shoferët që bëjnë parkime të gabuara, bllokojnë korsitë, patinat elektrike, drejtuesit e motomjeteve pa kaskë mbrojtëse, dokumentacioni dhe konsumi i alkoolit, si dhe mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.

Në fokus të kontrolleve janë:
-Parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin në korsitë e biçikletave apo të mjeteve ndihmëse;
-Lëvizja jashtë korsive të dedikuara, me patina elektrike;
-Shtetasit që drejtojnë motomjete, pa kaskë mbrojtëse;
-Konstatimi i drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit;
-Konstatimi i mosrespektimit të sinjalistikës rrugore.

“Si rezultat i monitorimit të pandërprerë, gjatë javës së fundit: 42 drejtues automjetesh të arrestuar/proceduar, 28 automjete të bllokuara për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor! Ato janë në funksion të jetës suaj dhe të të tjerëve. Bashkëpunoni me Policinë Rrugore, duke denoncuar çdo rast të rrezikshëm, përmes kanaleve zyrtare. Denonco çdo shkelje që rrezikon jetën! Heshtja është bashkëfajësi. Siguria në rrugë, përgjegjësi e përbashkët”, paralajmëron Policia Rrogore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?