Kronikë

Operacioni ‘Puzzle’, momenti kur policia shtrin në tokë disa nga trafikantët e armëve të zjarrit dhe u vë prangat (VIDEO)

30 Maj, 09:45| Përditesimi: 30 Maj, 10:16

  • Share

Publikohen pamjet e operacionit “Puzzle”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 10 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në pamje shihet teksa policia, për të kapur njërin prej tyre, ndërhyn në një lokal ku ai ndodhet.

Një tjetër ndalohet teksa ndodhet në ambient të jashtëm. ‘Policia, policia shtrihu përtokë…”, dëgjohet të thotë një efektiv.

Policia ka ndarë edhe pamjet e armëve të sekuestruar, dhe bëhet fjalë për 12 pistoleta, një silenciator dhe dy automatikë.  


Lajmi kryesor:

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 në pranga, 2 në kërkim! Kapen 14 armë, shiteshin deri në 2500 € secila! Grupi me bazë në Burrel (EMRAT+VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?