Ekzekutimi i Billës/ Dëshmia e Markut: S'kam vrarë njeri! Avokati: U arrestua pa urdhër ndalimi! Sebastian Mali student i shkëlqyer i Juridikut! Nesër vendimi

22 Qershor 2020, 10:47| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 15:13

  • Share

Me maskë dhe nën shoqërinë e dy policëve Viktor Marku, i dyshuari i policisë dhe prokurorisë për ekzekutimin e Hekuran Billës ka dalë para gjykatës. I qetë në pamje dhe me kërkesën që mos filmohet nga kamerat ai ka refuzuar pjesëmarrjen në krim.

"Policia të thotë çfarë të dojë, unë s'kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret."

Ishte kjo dëshmia e Markut dhënë një ditë më parë në polici mbajtur edhe me seancën me dyert të mbyllura përballë gjyqtarit Lazër Sollaku.

Ky version u përforcua edhe nga avokati i tij Ilir Murati.

I pyetur për nipin e Viktorit, Sebastian Mali Murati tha se ai në zonën e krimit ka qenë për të blerë sende personale.

Seanca u ndërpre për të rifilluar të martën në ora 9:45 pasi gjykata ka kërkuar që të vihet në dispozicion të saj procedura e ndalimit e më pas arrestimit të Viktor Markut nga autoritetet malazeze.

Viktor Marku, u arrestua në Mal të Zi, i cili kishte hyrë ilegalisht dhe tentoi që të largohet që andej me identitet tjetër, por u prangosu. 

Mbrëmjen e 11 majit u ekzekutua Hekuran Billa në lagjen Kristal në Tiranë, Billa është personi që në 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait të Viktorit në Angli, të ndjerit Prel Makur.

Për këtë krim në pranga janë Viktori dhe nipi i tij, të cilët e kanë kryer në bashkëpunim thotë policia duke përdorur edhe skemën e një mjeti me qira të marrë tek një firmë private.

VIDEO/Viktor Marku sot para gjykatës

Një dite më parë për nipin e Viktorit, Sebastian Mali u caktua masa arrest ne burg si bashkëpunëtor me dajën e tij  në ketë vrasje.

Mali përpara grupit hetimor u shpreh pas arrestimit se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf dhe se nuk është përfshirë në atentatin ndaj 40-vjeçarit. "Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai.

Por kush ishte roli i tij? Report Tv publikoi një video që ka zbuluar autorët. Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare. Sebastian Mali mësohet se vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.

Ora 12:10
Avokati i Viktor Markut: U arrestua pa urdhër ndalimi! Sebastian Mali student i shkëlqyer i Juridikut (VIDEO)

Avokati i Viktor Marku, Ilir Murati  tha në përfundim të seancës se klienti i tij është arrestuar pa urdhër ndalimi. Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit janar. Sa i takon nipit të Markut, Sepastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.

"Ka një verifikim sistemi TIMS që konstatohet dhe u relatua nga prokuroria që ky person ndodhej në Mal të Zi. Ne vlerësojmë punën e policisë së shtetit, por puna duhet të shoqërohet me njohjen e vërtetë të autorit të ngjarjes. Viktori thotë se nuk jam autori i kësaj ngjarje. Ai thotë se ka punuar në Mal të Zi. Gjykata kërkon që të sillen aktet ligjore për arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe jo të arrestohet shtetasi në mënyrë të padrejtë. Në relatimin që u bë në gjykim nuk konstatohet nga ana e mbrojtjes një akt ndalimi. Kodi parashikon një urdhër ndalimi dhe një procesverbal për ekzekutimin e urdhrit të ndalimit. Deri në këto momente mbrojtja nuk e konstatoj.

Janë nip e dajë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Është një student juridiku i shkëlqyer, është e drejtë e çdo qytetari të lëvizë në çdo sheshe apo parkime", u shpreh avokati Murati.   

Ora 12:06
Atentati ndaj Hekuran Billës/ Shtyhet për nesër masa për Viktor Markun

Shtyhet për nesër masa për Viktor Markun, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Hekuran Billës. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks: 25/06/2020 00:20

    Munges provash por sidoqofte bravo i ju lumte hoqet qafe nji horr

    Përgjigju
  • Australia: 23/06/2020 01:39

    Të lumt pushka Djali i Dukagjinit Trujt i madhi zot E uroj te fitosh lirine

    Përgjigju
  • vjosa: 22/06/2020 16:43

    BRAVO I QOFTE KETIJ DJALIT QE JA NUMEROI NE LULE TE BALLIT ATIJ QELBESIRES,,,KUJTOJNE SE DO RROJNE DUKE PAGUAR GJYQTARET,,,NE VEND TE RRINTE NE BURG PER VRASJEN NE ANGLI,,,IKU SI QEN..PTU,PTU,,PTU,,RRACE E KEQE

    Përgjigju
  • Eri: 22/06/2020 15:34

    Te lumte pushka o trim e lirim te shpejt

    Përgjigju
  • Emigrantja: 22/06/2020 14:39

    Se kuptoj pse jeni kaq te shqetesuar pse u vra nje vrases , shpalleni deshmore te demokracise. Shkurt muhabeti vrau djalin e nje nane qe kishte shkuar ne Angli me sakrifice te jasht zakonshme per te ndihmu familjen . Tashi te rrine urte njerzit e vet ne shqiperi keshtu eshte , Ato-maja-rripa - rripa her ma hype e her ta hypa , lereni djemte e huj e te vazhdojne jeten. O ate dite o mbas pes vitesh do vritej . Sepse gjaku i te vrareit kot vlon gjdo pes vjet .

    Përgjigju
  • Turi: 22/06/2020 14:11

    Po mor i lumte pushka o traper qe spo e kuptoni qe jemi ne 2020 dhe veprojme si ne mesjete, me kete mentalitet ne Afganistan e kemi vendin jo ne Europe . Duhet te veproj ligji dhe duhet te kuptojme qe vetem ligji duhet te veproje dhe jo vetegjyqesia se ngelem ne erresire o trapa

    Përgjigju
    • Theresa: 23/06/2020 09:12

      O Turi i pa Truri...! Do kisha shumë Dëshirë që të shihja se çfar do të shkruaje nëse dikush do të kishte vrarë ty Vëllain. Trapa nuk janë këta Njerëz me Ndjenjë që shkruajn, por i vetmi Trap këtu je ti që nuk e njeh Realitetin.

    • Zani: 22/06/2020 15:13

      O turo po kur shteti nuk ben azgje ca duhet me be familja, te rrin urte e te han m*t?

  • Gjynah: 22/06/2020 13:52

    Duhen leshu per munges provash

    Përgjigju
  • Ani: 22/06/2020 13:28

    Hahahaha ah morr avokat po ty te pyten kta kur vran kta te shkelqyerit....

    Përgjigju
    • Astriti: 22/06/2020 13:53

      Ilir murati shumicen e krimeve i din para se te mdodhin,dhe esht i pergaditur mir qe te perballet me prokurori e gjykat se e ka mdertu vet skenen ..gjithsesi ju lumt ktyre qe moren gjakun e vet.

  • Tiku: 22/06/2020 13:04

    Gjyna daj e nip brenda por , po ju ka vrar vellain e dajen , ne fund te fundit kur ska drejtesi ne shqiperi do e bejen vet diemt ishalla sa me shpejt jasht

    Përgjigju
  • Alberti: 22/06/2020 12:19

    Te lumt pushka se taman me ven e ke qit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?