Policia ‘tolerante’ me shoferët 'shembullorë' gjatë 2 ditëve të para të 2022, asnjë i dehur në timon: Qytetarët i janë përgjigjur apelit tonë

2 Janar 2022, 16:23| Përditesimi: 2 Janar 2022, 16:25

  • Share

Edhe pse e pabesueshme, por e vërtetë, asnjë drejtues mjeti nuk është ndaluar i dehur në timon gjatë 31 dhjetorit dhe 1 janari, edhe pse ishte festa e ndërrimit të viteve. Ky fakt është vërtetuar nga vetë Policia e Shtetit, e cila edhe pse ishte me masa të shtuara gjatë ditëve të festa, pikërisht për të garantuar rregullin dhe sigurinë në vend, nuk ka pasur asnjë incident të tillë qoftë me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, asnjë aksident me pasojë vdekjen dhe asnjë ngjarje kriminale.

Duket se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht apeleve të policisë që të shmangin shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe të shpresojmë që kjo të vijojë gjatë gjithë 2022, pasi viti që lamë pas u shënua me disa aksidente tragjike me humbje jete.

“Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe dy ditëve të para të vitit të ri, nuk është evidentuar asnjë aksident rrugor me pasoja të rënda për jetën, nuk është evidentuar asnjë ngjarje e rëndë kriminale, nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar rëndë nga përdorimi i fishekzjarrëve dhe nuk është evidentuar asnjë konflikt fizik me pasoja të rënda për jetën. Kjo falë masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit, por edhe qytetarisë së treguar, pasi shumica e qytetarëve i janë përgjigjur apelit të Policisë, për të mos përdorur fishekzjarrë, për të mos drejtuar mjetin në gjendje të dehur gjatë ditëve festive, por të përdorin mjetet e transportit publik, si dhe për të shmangur konfliktet pas përdorimit të alkoolit gjatë ditëve festive. Nisur nga fluksi i lartë automjeteve, shumica e të cilave gjatë ditës së sotme kanë lëvizur në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, Policia Rrugore në të gjithë akset nacionale ka rritur më shumë prezencën dhe mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar qarkullimin rrugor”, thotë policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?