Policia u bllokoi varkat në lumin e Shalës, pronarët dhe turistët në protestë bllokojnë për gati 8 orë tunelin e Komanit, ndërhyn policia

15 Korrik 2023, 10:23| Përditesimi: 15 Korrik 2023, 20:12

  • Share

Mëngjesin e sotëm poseduesit e varkave por dhe banorë të Temalit dhe vizitorë që kishin zgjedhur sot të vizitonin liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës kanë bllokuar tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste ndaj operacionit të policisë të koduar “lundrimi I sigurtë”

Poseduesit e varkave, mes tyre dhe 13 shtetas të cilëve policia ua kishte bllokuar varkat, kanë bllokuar rrugën hyrëse që të çon në drejtim të HEC të Komanit ku bëhet dhe nisja e udhëtarëve në drejtim të destinacioneve qoftë përgjatë liqenit të Komanit dhe lumit të Shalës.

Prej disa ditësh policia e Shtetit vijon monitorimin në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës për të verifikuar nëse këto mjete janë të certifikuara dhe zbatojnë të gjitha standardet e lundrimit për të qenë të sigurta për turistët që I frekuentojnë.

Gjatë ditëve të operacionit, pronarët e mjeteve të lundrimit që ishin pa dokumentacion kanë kërkuar që Policia të mos t’ju bllokonte mjetet e lundrimit dhe paraditen e sotme të  ndihmuar dhe nga banorë të tjerë të zonës bllokuan hyrjen në tunel, duke kundërshtuar  bllokimin e mjeteve lundruese artizanale dhe të atyre  pa dokumenta, informoi policia

Protesta ka vijuar deri në orën 15:00 ku me ndërhyrjen e policisë protestuesit kanë liruar hyrjen e tunelit dhe ka vijuar lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Policia u kërkon poseduesve të varkave të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për pajisjen e mjeteve të lundrimit me çertifikatë lundrimi dhe dokumentacion përkatës. Si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

“Deri në këto momente  janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese  dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë , që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit” informoi policia e shtetit pasditen e sotme.

Ndër të tjera policia kërkon të sqarojë se operacioni ka për qëllim të vetëm sigurinë e  jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Gjithashtu apelon sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Lundrimi i sigurtë

Më 13 korrik policia  ndërmori operacionin e koduar “Lundrim i sigurtë” për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri. Gjatë këtij operacioni u bllokuan 46 mjete lundruese (traget, skafë dhe varka artizanale) që sipas policisë ishin në cenim të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë. Nuk kishin pajisur pasagjerët me jelekë shpëtimi) për transport ditor, për qëllime turistike, të vizitorëve në këto vende.

Policia u lejon përdorimin e varkave vetëm për nevoja familjare ndërsa do të jetë e ndaluar lëvizja e turistave derisa ata të çertifikojnë mjetet e lundrimit. 

Ora 18:00
Pronarët e varkave bllokuan për gati 7 orë tunelin e Komanit, ndërhyn policia në 15:00 nis lëvizja e lirë

 

Policia e shtetit njoftoi se në orën 15:00 është liruar hyrja e tunelit e cila ishte bllokuar nga përdorues të varkave por dhe turistë të cilët kishin shkuar për të udhëtuar me varka në liqenin e Komanit dhe në Lumin e Shalës.

Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Ndërkohë mësohet se banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

Deri në këto momente  janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese  dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë , që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit.

Policia e Shtetit  thekson edhe një herë se ky operacion  ka për qëllim të vetëm sigurinë e  jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Gjithashtu apelon sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

Ora 17:35
'Varkat s'na i bllokoi as Enver Hoxha, me ta mbajmë familjet!' Banorët e Temalit i kërkojnë kohë policisë për çertifikimin e mjeteve lundruese të lumit të Shalës

1689442927_finalprojekt.01262220.Still042.jpg

Prej ditësh policia e shtetit ka ndërmarrë një aksion të koduar “lundrimi I sigurtë” me anë të cilës po monitoron të gjitha mjetet e lundrimit që ofrojnë udhëtime në lumin e Shalës dhe përgjatë liqenit të Komanit.

Por ky operacion ka nisur në mes të sezonit dhe kjo u dëmton punën.

Poseduesit e varkave thonë se nuk janë kundër veprimeve të shtetit por kërkojnë nga ata tu jepet kohë për plotësimin e dokumentacionit. Gjatë kësaj periudhe ata kërkojnë që të mos u bllokohen varkat pasi për ta është I vetmi burim I të ardhurave.

“Pasuria më e madhe është ky ujë. Të na lënë një rrugë zgjidhje që të mos ikin me emigru. Të hanë një kafshatë bukë. Tokat na I ka zënë liqeni, të paktën të na lënë të jetojmë në punë tonë. Të vijë komisioni të verifikojë varkat. Do i përgjigjemi shtetit, nuk po i kundërvihemi por të na lënë të jetojmë. Po na ikën dhe varkaxhinjtë, lokali e banorët. Të japin një afat kohor. Askush nuk thotë se s'do paguajmë taksa por të na lënë të punojmë”

Poseduesit thonë se varkat janë që në kohën e Enverit por për ta janë mjet jetese.

“Zona e Temalit duke nisur nga Komani deri në Valbonë lundron me këto varkat e Enverit që në 1980 kur është vënë liqeni i Komanit i kemi përdorur për të sëmurë, për rastet e të vdekurve. Mbajmë familjet. Mbajmë dhe banorët. Është bllokuar dhe turizmi. Me këto varka kanë udhëtuar edhe 2 mijë persona në ditë. Ata që kanë nxjerrë ligjin me blloku varkat që Enver Hoxha nuk i ka blloku do ti vijë e keqja në Tiranë"  

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/07/2023 02:54

    E pranojne dhe vete qe i kane qe nga koha e Enverit-40 vjet dhe akoma duan t'i perdorin!! Keto vjetersira qe i kam pare te perdoren vetem ne Indokine,jane nje grrumbull hekurishtesh shume te rrezikshme qe besoj nuk u eshte bere asnjehere kolaudimi si ai per makinat dhe pronaret e tyre nuk besoj se kane ne to as pajisjet baze te shpetimit te jetes e sigurise.32 vjet demokraci pronaret duhet te kishin kursyer 5 leke sa per te blere varka te reja.Cfare mendonin.kujtonin se do te varroseshin me keto e nuk do t'i nderonin kurre?! Aty duhen sjelle varka si ato varkat moderne qe shteti do te sjelle per liq.e Shirokes.

    Përgjigju
    • Or tej: 16/07/2023 07:17

      Vendosja me detyrim varka elektrike (energjine e mer falas nga hidrocentrali) qe ti tregosh turistit se sa i kujdesshem je per natyren or teeeejjjjj

  • drilon: 15/07/2023 23:01

    Mbas nje rruge skandaloze qe eshte asfaltuar qeysh ne kohen e Enverit mbrin ne Koman ku eshte nje port mesjetar nga te gjitha anet ku dhe varkat qe te cojne ne destinacjon jane skandaloze POR pse kujtohes tani ne kohe piku o shtet shkerdhate...!!!???

    Përgjigju
  • Lol: 15/07/2023 22:13

    Ky po qeka lajm: turistet ne proteste! Haha

    Përgjigju
  • Adi: 15/07/2023 21:49

    Un vet përsonalisht e pata fatin sot te kalojn andej muj te thom me plot fjalen pas bisedes me disa prej tyre un u ndiva shum shum keq pasi mi tregun hallet e tyre edhe pse un pritsha ne tunell kta jan njerz hallegji edhe kta jan Shqiptar edhe tok shiptare e jo mi lan mas dore komplet un si e pash për her te par at zon me erdh shum keq edhe ishalla shteti ju del ne ndim ktyre qytetarve

    Përgjigju
  • Dori: 15/07/2023 19:23

    Te besh biznes me turist duhet te plotesosh kushtet,siguri,leje dhe jo te transpostosh turista sikur bageti ne varka llamarine.Investoni,blini varka turistike qe plotsojn kushtet e sigurise dhe komoditetit pastaj punoni e paguani taksat

    Përgjigju
  • Karmasori: 15/07/2023 13:10

    O Tutu! Larg qofte qe ne nje aksident me permbytje te varkes qe ne varke mund te jene njerezit mete afert te tut? si dote reagoshe? fjala e pare dote ishte jep dorheqjen Kryeministri perse i lejoj ,pa patentat perkatese,pa liçenca,pa siguracion.Ti mund te ankohesh per policet qe po bojne namin me gjoba jo per keto rrangalle varkash.

    Përgjigju
    • Tutu: 15/07/2023 21:00

      Problemi qe shtroj eshte se shteti punon me fushata dhe atehere kur nuk duhet… nuk kishte kohe ti bente keto gjera para se te fillonte sezoni turistik.. dakort per sigurine, po ata njerez qe kishin planifikuar pushimet , kush ua rimburson humbjen e tyre… keta jane gjobaxhinj , as nuk u shkon nderment per sigurine..

  • Klodi: 15/07/2023 11:28

    Nuk esht lek hallall kur ve ne rrezik jeten e tjetrit o fshatar.Beji me kushte sigurie,mer licensen dhe paguaj taksat.Nuk esht Komani as Shala prone e askujt

    Përgjigju
  • Scutari: 15/07/2023 10:38

    Nuk janë operatorë turistikë por transportues informale të njerëzve me varka të bëra nga fuçi llamarinë të shtrira në asfalt duke i hipur sipër me makinë!! Turistët i ka ruajtur Zoti deri tani nga ndonjë katastrofë! Ata varkarë janë pa patenta, nuk kanë asnjë trajnim në fushën e lundrimit dhe s'ka asnjë standard në atë që bëjnë. Duhet të marrë fund një herë e.mirë kjo marrëzi. Po të mbytet ndonjë nuk dihet se ku ndalet ndëshkimi pastaj!

    Përgjigju
    • Or tej: 15/07/2023 11:02

      Ta bafte zoti hallall se e ke qajt or teeeejjjjj

  • Tutu: 15/07/2023 10:36

    O shtet kurve dhe gjobaxhinj… nuk u dolen 6 muajt e pare te vitit per ta zgjidhur e rregulluar perfundimisht kete problem ..?

    Përgjigju
    • Italia si moter: 15/07/2023 20:02

      O Tutu kurve je ti jo shteti ,kur ndodh nje fatkeqesi ju thoni ku ishte shteti ,o plerat e Kosoves dhe pd kriminele

    • Ismail: 15/07/2023 18:05

      O Tutu!Me mire vone se kurre qe te mos qajme pastaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?