Policia ukrainase ka marrë një kërcënim me bombë për të gjitha shkollat e mesme në Kiev.
Kjo është raportuar nga administrata ushtarake e kryeqytetit ukrainas, siç raporton UNIAN .
"Policia Metropolitane ka marrë informacion se në të gjitha shkollat e mesme në Kiev janë vendosur bomba. Oficerët e policisë po punojnë për këtë gjë, njësitë e shërbimit të urgjencës shtetërore do të përfshihen nëse është e nevojshme", thuhej në mesazh.
Vendimi për evakuimin e fëmijëve dhe mësuesve nga ambientet do të merret individualisht nga administrata e institucioneve arsimore dhe policia. Në mbarë vendin sot është dita e parë e vitit shkollor 2023/2024.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Alarm për bomba në shkollat e Kievit! Moska: Sistemi i raketave Sarmat vihet në gatishmëri! SHBA: Suksese të dukshme të Ukrainës në 72 orë
S.S/ReportTv.al