Kronikë
Top 24

Policia ushtron kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës, dënohen 36 mjete të transportit publik (VIDEO)

12 Shtator 2018, 14:38| Përditesimi: 12 Shtator 2018, 15:05

  • Share

TIRANË- Policia Rrugore organizoi disa pika kontrolli në autostradën Tiranë-Durrës, nisur nga shqetësimet që shfaqin mjetet e shërbimit publik  për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit gjatë transportit.

Nga kontrollet e ushtruara në janë proceduar me masa administrative 36 mjete të transportit publik.

Përveç masave, Policia Rrugore apelon që edhe kategoria e këmbësorëve të stacionohet në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Nisur nga shqetësimet dhe rreziku permanent që shfaqin mjetet e shërbimit publik që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit, Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm.

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik gjëtë orëve të monitorimit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bela: 16/09/2018 09:55

    Kjo eshte shm e drejte sepse krijohen aksidente prandaj duhen ndeshkuar shoferet e autobuzeve dhe furgoneve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?