Kronikë
Top 24

Policia vë 65 gjoba për dy orë, ndëshkohen shoferët që nuk pyesin për këmbësoret (VIDEO)

31 Gusht 2018, 14:48| Përditesimi: 31 Gusht 2018, 14:58

  • Share

Tirane- Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit “Tispol Gusht 2018” për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk ju japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, siç janë vijat e bardha.

Në vetëm 120 minuta gjatë monitorimit të saj policia ka gjobitur 65 drejtues mjetesh që nuk respektojnë kalimtarët në Bulevadin Dëshmorët e Kombit.

‘Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim’

Policia e Shtetit

Mos respektimi i këmbësorëve në këtë zonë jo vetëm cënon sigurinë rrugore, por edhe jep një imazh tejet negativ për turistët e shumtë.
 

Komento

Komente

  • memnto mori: 31/08/2018 22:32

    i njomi digjet me te thatin. ka kembesor qe abuzojne. a do marri gjob ky kontigjent?!! por kur kembesoret nuk kane fund, cfare duhet te bejne drejtuesit e mjeteve?

    Përgjigju
  • harley: 31/08/2018 19:51

    e kur do shteti me vendos regull e vendos me shpejstesin e drites,ju lumt policia rrugore vetem keshtu kafsha behet njeri dhe shtetit i shtohen leke ne arke

    Përgjigju
  • Diku: 31/08/2018 18:51

    Pu pu shofer kamikaz nga kan ardhe keta lloje njerezish se mos jan jashtokesor nuk pyesin fare per kembesor gra me karroca te moshuar. Meruani edhe makinat mos i lereni te dalin ne rruge fare kan familje keta kafshe me dy kembe.

    Përgjigju
  • Xxx: 31/08/2018 18:13

    Po ne Sarande, ku ka me shume turiste vendas dhe te huaj se sa ne Tirane gjate veres, a punon policia per mos te permiresoje imazhin e vet?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?