Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Policisë së Shtetit i mungojnë forcat! Efektivët në zonat bregdetare nuk mund të bëjnë pushime verore, leja pas sezonit! Nano me dylbi inspekton Shëngjinin

6 Gusht 2022, 14:58| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 18:06

  • Share

TIRANË- Pushimet verore nuk duhet të jenë në planet e efektivëve në zonat bregdetare pasi do të mund të marrin lejen vetëm në përfundim të sezonit turistik. Ky urdhër mund të vijë për shkak se Policisë së Shtetit i mungojnë forcat dhe duhet të ketë efektivë në terren për të garantuar sigurinë e pushuesve.

Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zbritur në terren dhe është ndalur në Shëngjin ku zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Ai kërkoi nga të gjithë zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim  parandalimin e  ngjarjeve si ajo e tragjedisë në Himarë.

 “Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano.

Nano, bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare, ka inspektuar nga afër masat shtesë. Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues.Policia ka bërë bilancin e operacionit për verifikimin e mjeteve lundruese dhe operacioneve për lirimin e plazheve. Nga Velipoja në Ksamil, gjatë 4 ditëve të fundit, pas tragjedisë në Himarë janë  shoqëruar për verifikim të dokumentacionit rreth 200 mjete lundruese dhe argëtuese, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël. Mjetet lundruese që shërbejnë për turizëm (anijet e vogla dhe të mëdha) janë verifikuar, kanë rezultuar të rregullta dhe kanë vijuar aktivitetin normalisht. Përgjatë sezonit veror janë kontrolluar nga Policia Kufitare rreth 900 mjete lundruese, nga të cilat 65 janë ndëshkuar me masë administrative. Nga fillimi i sezonit turistik e deri tani, nga verifikimet e kryera, 25 mjete lundruese, kryesisht Jet ski dhe gomone të vogla, janë bllokuar sepse nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt. Kjo vjen pas tragjedisë në Himarë ku komisari Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jaku: 07/08/2022 05:47

    Mbaka me vete dhe keta zagaret e gjahut. Helbete ca vite me pare ishte zagar i tyre.

    Përgjigju
  • Ani: 06/08/2022 18:22

    Haha foto reklame. Te veshur sikur do ven ne pub. Inspektime....sa per te thene qe zbritem ne terren. Po ska faj dr pergjithshem jo. Se asnje drejtor policie nuk e ka emeruar vet por ..ai lart. Eshte si nje trajner futbolli te drejton ekipin me lojtare qe ja kane caktuar pronari. Keshtu eshte kudo ne shtet. Asnje shef seshte ne detyre me merit por i caktuar per te sherbyer drejtorit dhe jo detyres. Kjo eshte pasqyra e realitetit.

    Përgjigju
  • Drejtor Lali: 06/08/2022 17:58

    Po ky tullaci la nam ky. Nga ka mesuar ky kaubojsi qe pozon si trim e ben show poshte e lart?! Po ca jane keto turpe mor, kur del drejtori pergjithshem terren behet nami o gomere. Nuk del drejtori tredhur bej foto me tre police barkderra. Ky po imiton modelin e lali plehut e shpurres tij, jep mesazhe ky drejtori funeralit qe drejton policet qe mbledhin kufoma poshte e lart. Dmth te keqen e ard veliut me shoke.

    Përgjigju
    • Kapedani: 06/08/2022 19:07

      Ne vend qe te japi doreheqjen , ben show.

  • Komisar katani: 06/08/2022 16:27

    Po ato qe kane rezervuar e paguar, kush ja kthe leket?

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 06/08/2022 16:23

    Ku je o sadetin fishta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?