Policja orienton trafikun në mes të të nxehtit: Gjithë kohës në terren në pikë të diellit, por jam mësuar! Jo vetëm gjoba, efektivja iu ofron ujë qytetarëve

24 Korrik 2023, 17:08| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 17:56

  • Share

Anxhelina Bregu, police rrugore, punën duhet ta bëjë në mes të nxehtit pa asnjë kusht ndihmës. Report Tv bisedoi me policen simpatike, e cila jo vetëm kujdeset për kontrolluar qarkullimin, por u afron ujë të freskët qytetarëve

Është një ditë pune e zakonshme për Anxhelina Bregun. E kemi parë gjithnjë në rrugët e Tiranës. Anxhelina është police e trafikut 

Këtë të hënë, ku temperature në Tiranë, ka kaluar 40 gradë celsiues, e gjetëm në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke patrrulluar dhe liruar trafikun. 8 vite police  dhe vapa thotë se nuk i bën më përshtypje.  Puna e saj nuk ka komoditetin e kodicionerit.

“Normalisht që është e vështirë. Kushtet atmosferike që ne hasim çdo ditë nuk janë në favorin tone pasi punonjësit e policisë rrugore janë të ekspozuar në diell,në shi , por me kalimin e kohës , me kalimin e viteve na kanë bërë të fitojmë imunitet në këtë detyrë që ia kemi dal mësë miri deri tani. Vërtet policia rrugore ka një lodhje ndryshe mund të them nga sektorët e tjerë, por nëse punon këtu e kupton që është art më vete dhe është shumë e bukur", tha Anxhelina.

Ndryshe nga Anxhelina, nëna e saj, nuk është mësuar me sfidën e vajzës, police në qarkullim. Nevria, çdo ditë e përcjellë në punë me këshillën- Kujdes vapën!

“Normalisht siç çdo prind që ka merak për fëminë e vetë. Jnaë këto këshillat e përditshme :Kujdes vapen , mos rri shumë në diell! Ne gjithmonë themi: pa merak , pa merak, por kur dalin në rrugë na thërret detyra”, u shpreh policja.

Anxhelina nuk mund të largohet nga vendi I punës, as për një minutë. Në ndihmë sa për tu freskuar me ujin që mban në makinë,  i vijnë kolegët.

“Tirana ka disa orare ku dominon pjesa e trafikut, por vlen për t’u falenderuar eprorët tanë ku gjatë 8-orarshit të shërbimit na alternojnë me kolegët për të konsumuar një shishe ujë apo për t’u çlodhur pak", tha Anxhelina.

Policja simpatike, nuk vendos vetëm gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Ajo, bashkë me kolegët, në këto ditë të nxehta u vijnë në ndihmë qytetarëve, duke u afruar atyre ujë të ftohtë. Është një nismë e re e policisë rrugore.

Si Anxhelina ka shumë punonjës policie, apo në profesione të tjera,  të cilëve iu duhet të bëjnë punën e të kryejnë detyrën, në orët përveluese të këtij korriku jo të zakontë

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ka Shtet: 24/07/2023 21:51

    1 nga rregullat e Policis eshte ti krijoj kushte te favorshme pune punonjesve te policise dhe kjo ne Shqiperi as qe i shkon ndermend ndokujt ta bej.Ketu policet trajtohen njesoj si skllever dhe ne fund marrin pergjigjen epike”po te pelqeu”

    Përgjigju
  • Polo: 24/07/2023 19:36

    Minimumi të hiqet ai jeleku plastik i tenderuar si Armani!!

    Përgjigju
  • Liku: 24/07/2023 19:21

    Ne BE nuk shikon polic trafiku ne rruge se jane radaret elektronik qe kryejnë punen e policit

    Përgjigju
  • Rrumbullaku: 24/07/2023 18:46

    Moj vajze moj. Keni ngele rrugash e skeni çbeni dhe hajt se po behemi polica. Mjere ju mjere ky vend

    Përgjigju
    • Dakord: 24/07/2023 19:11

      Të të vijë turp për këtë koment të pështirë.

  • Xha brajo: 24/07/2023 18:33

    Te lumtë moj çup, sa mirë do ishte të ishin të gjitha çupat si ty.

    Përgjigju
  • Vetëm në Shqipëri: 24/07/2023 18:12

    Policët e trafikut janë eleminuar nga vendet e zhvilluara me teknologji. Këtu hanë bar akoma.

    Përgjigju
  • gasper: 24/07/2023 17:45

    Boll me keto kinezerira, ajo e ka rrogen aq te vogel sa nuk i del te blej per vete se u dogj vjith diten ne vape e jo ti japi njerezve ne rruge. Ne kete vape kaq te madhe puna me e mire eshte qe mos kete trafik te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?