Kompleksi në Fushë-Prezë

Poligoni për praktikën e patentës në Fushë-Prezë drejt përfundimit, kompleksi do të shërbejë edhe për programe edukative

15 Shtator 2023, 10:54| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 11:05

  • Share

Punimet për ndërtimin e Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë të Tiranës janë drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të premte e ka nisur me një postim nga punimet në godinën, e cila do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale.

“Drejt përfundimit ndërtimi i Qendrës së parë Edukative Digjitale të Simulimeve Virtuale dhe Poligonit të parë publik, për praktikantët e Leje Drejtimit, në Fushë-Prezë, Tiranë. Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale. Ky kompleks i ri, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, shkruan Rama.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?