Sociale

Poliklinika e Specialiteteve Shkodër, 22 shërbime mjekësore në kushte bashkëkohore dhe pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit

15 Gusht, 16:34| Përditesimi: 15 Gusht, 16:39

  • Share

Poliklinika e Specialiteteve Shkodër ofron tashmë shërbime shëndetësore në kushte bashkëkohore, me ambiente të rikonstruktuara dhe pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit, duke iu shërbyer mbi 200,000 banorëve të Shkodrës dhe zonave përreth.

Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bën me dije se në këtë poliklininë ofrohen 22 specialitete mjekësore.

“22 specialitete mjekësore në një qendër të vetme të mbështetura nga kabinete moderne për imazheri, radiografi, ekografi dhe mamografi, që sigurojnë diagnozë të saktë dhe kujdes cilësor për të gjithë”, shkruan Koçiu.

Vizitat nga 1 qershori deri më 15 gusht
13,400 vizita ambulatore në Poliklinikën e Specialiteteve
11,471 vizita në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, mes tyre 323 shtetas të huaj

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?