Poliklinika e Specialiteteve Shkodër ofron tashmë shërbime shëndetësore në kushte bashkëkohore, me ambiente të rikonstruktuara dhe pajisje diagnostikuese të gjeneratës së fundit, duke iu shërbyer mbi 200,000 banorëve të Shkodrës dhe zonave përreth.
Në një postim në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bën me dije se në këtë poliklininë ofrohen 22 specialitete mjekësore.
“22 specialitete mjekësore në një qendër të vetme të mbështetura nga kabinete moderne për imazheri, radiografi, ekografi dhe mamografi, që sigurojnë diagnozë të saktë dhe kujdes cilësor për të gjithë”, shkruan Koçiu.
Komente
