Prestigjozja europiane publikoi një listë të personave më me ndikim në Europë për të cilët beson se do të formësojnë vitin 2024. Përveç personit më të fuqishëm në kontinentin e vjetër, lista është e ndarë në tre kategori, ëndërrimtarë, përçarës dhe ata që besohet se punojnë më shumë.
Sipas zgjedhjes së Politico, personi më me ndikim në Europë do të jetë kreu i opozitës në Poloni dhe me shumë gjasa kryeministri i ardhshëm Donald Tusk. Tusk pason presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si personi më i fuqishëm në Europë.
Pjesë e listës janë gjithashtu 10 gra. Mes 28 personave më me ndikim janë dhe dy persona nën 40 vjeç: Jenni Hermoso, ylli spanjoll i futbollit që është kthyer në një ikonë për feminizmin, dhe Tom Van Grieken, lider i partisë belge të Vlaams Belang.
Presidenti francez Emmanuel Macron është anëtari i listës që ka qEnë me shpesh pjesë e listës së Politico.
Lista e punëbërësve
- Georgia Meloni (Kryeministrja e Italisë)
- Ursula von der Leyen(Presidentja e Komisionit Europian)
- Emmanuel Macron( Presidenti i Francës)
- Andriy Yermak (Shefi i shtabit presidencial të Ukrainës)
- Recep Tayyip Erdogan( Presidenti i Turqisë)
- Maros Sefcovic( Zëvendës President i Komisionit Evropian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale)
- Marine Le Pen (Liderja e ekstremit të djathtë francez)
- Christine Lagarde (Presidentja e Bankës Qendrore Europiane)
- Keir Starmer ( Kryetari i Partisë së Punës)
Lista e “përçarësve”
- Elvira Nabiullina (Guvernatorja e Bankës së Rusisë)
- Carles Puigdemont ( Deputet i Parlamentit Europian)
- Viktor Orban (Kryeministër i Hungarisë)
- Annalena Baerbock (Ministrja e Jashtme gjermane)
- Manfred Weber (President i Partisë Popullore Europiane)
- Tom Van Grieken (politikan dhe autor belg i cili ka shërbyer si udhëheqës i Vlaams Belang që nga 2014)
- Jovita Neliupsiene (ish-ambasadorja e Lituanisë në Bashkimin Europian)
- Bidzina Ivanishvili (Ish-kryeministri i Gjeorgjisë)
- Bjorn Hocke ( anëtar i Partisë Alternativa për Gjermaninë)
Ëndërrimtarët
- Volodymyr Zelenskyy (President i Ukrainës)
- Alexei Navalny (Lideri i opozitës në Rusi)
- Gerald Darmanin ( Miinistrër i Brendshëm i Francës)
- Roberta Metsola (Presidentja e Parlamentit Europian)
- Mary Lou McDonald (Lidere e partisë politike Sinn Fein, Irlandë)
- Petr Pavel (Presidenti i Republikës Çeke)
- Thomas Bach (President i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar)
- Nigel Farage ( Udhëheqës i reformës Brexit)
- Jenni Hermoso ( Futbolliste spanjolle)