Klerikët katolikë

Politika e regjimit komunist për t`i përdorur klerikët me rastin e zgjedhjeve

3 Maj 2023, 09:08| Përditesimi: 3 Maj 2023, 09:12

  • Share

Më 27 gusht 1951, organi që merej me mbikqyrjen e veprimtarisë së Komuniteteve Fetare në kryeministri, Komiteti i çështjeve klerikale i dërgoi zëvendëskryeministrit Mehmet Shehu dy qarkore për Komitetet Ekzekutive si udhëzim për t’i orientuar ato për punën me klerin. Këto qarkore ishin konsultuar paraprakisht me juristin e Këshillit të Ministrave, punonjësit e Ministrisë së Brendshme që merreshin me klerin dhe instruktorët e Komitetit Qendror të P.P.SH. Në fakt, qarkoret në fjalë ishin një platformë politike, e cila synonte jo vetëm kontrollin, por instrumentalizimin e Komuniteteve Fetare dhe klerit. Sipas këtyre qarkoreve, një nga mjetet për të forcuar punën me klerin ishte edhe futja e “elementëve të ndershëm dhe patriotë në radhët e klerit në rastet e zgjedhjeve”.

“Komitetet Ekzekutive,-vijonte njëra prej qarkoreve,-shumë pak janë preokupuar në këto raste. Ato, zgjedhjeve të klerit duhet t’u kushtojnë një kujdes të veçantë për të pregatitur terrenin me anën e Partisë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e P. Brendshme, që në forume të klerit të dalin elementë besnikë të pushtetit popullor dhe të përshtatshëm për të na ndihmuar në veprimet t’ona”. Kjo politikë i dëmtoi jashtzakonisht Komunitetet Fetare. Brenda tyre u infiltruan elementë pro regjimit dhe bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërsa kredibiliteti i tyre në sytë e besimtarëve u dobësua në mënyrë të ndjeshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?