Romario dhe Bebeto

Politika përçan 'vëllezërit' e Brazilit, Bebeto dhe Romario ofendime mes tyre

11 Maj 2023, 16:49| Përditesimi: 11 Maj 2023, 16:50

  • Share

Ata janë simbol i skuadrës së vitit 1994 që triumfoi në Kupën e Botës pasi mundi në finale Italinë e Arrigo Sacchit. Romario dhe Bebeto, dy sulmuesit karizmatikë të Seleçaos kanë influencuar jo pak në futbollin e viteve '80-'90, ndërsa te Brazili dyshja e tyre ishte një nga më shpërthyeset e historisë. Marrëdhënia e tyre e shkëlqyer shtrihej përtej fushës së blertë sepse atya kishin një miqësi që zgjaste përtej futbollit edhe pse sot gjithçka ka ndryshuar.

Në vitin 2022 me rastin e ditëlindjes së Romarios, Bebeto i dedikoi një postim ku e cilësoi madje edhe si “vëllanë e tij”. Gjithsesi, gjatë vitit të fundit diçka është thyer dhe mes tyre me shumë mundësi ka hyrë politika. Romario është prej vitesh senator, post të cilin nuk ka arritur ta fitojë Bebeto në kampin opozitar dhe gjatë një interviste, Romario ka deklaruar papritur se Bebeto është tradhtar.

“Bebeto është një tradhtar. Më tradhtoi në politikë pasi kaloi nga një degë në tjetrën. Kur një mik të tradhton është shumë e trishtë”, tha Romario.

Përgjigja e Bebetos ishte po kaq e rëndë: “Kush është ai për të më quajtur tradhtar? Romario po plaket dhe mendoj se vuan nga skleroza pasi po thotë shumë gjëra të pavërteta. Ai është egoist sepse ka menduar përherë për veten e tij”.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?