Debati për masat mbi koronavirusin, analistët: Opozita po fuqizon qeverinë! Politikanët mjekë duhet të kishin veshur bluzat e bardha

13 Prill 2020, 17:37| Përditesimi: 13 Prill 2020, 18:07

  • Share

Teksa shkenca po përpiqet me gjithë fuqinë e saj për të gjetur vaksinën për armikun e padukshëm dhe të panjohur,  pandemia e koronavirusit ka krijuar sfida edhe për vetë politikën, se si duhet të jetë sjellja në një situatë që po merr jetë njerëzish në mbarë botën. Një sprovë për qeveritë që duhet të ndërmarrin politikat e duhura për të mbrojtur jetën e qytetarëve, dhe një test edhe për opozitën se mos reagimi i saj nuk shfaqet si kontribut kundër COVID-19, por e kthen në 'të bërit politikë jo në momentin e duhur'. Analistët në Shqipëri janë të pozicionuar në një linjë kur thonë se qeveria ka fituar pikë me masat e marra dhe se kjo situatë po e fuqizon atë.

 “Qeveria shqiptare e ka menaxhuar mirë këtë krizë dhe ëhët e drejtë të korrë efektet pozitive që sjell”, shprehet Erl Murati. “Qeveria po fuqizohet në një mënyrë që dhe atë do e prishi, sepse fuqizimi i jashtëzoknshëm të bën të mos administrosh fuqinë tënde. Zoti Rama ka gjithcka në kontroll”, shprehet Ben Andoni. Por kur vjen puna tek opozita ata ndahen. Për Ben Andonin opozita duhej të jepte shembuj të drejtpërdrejt bashkëpunimi duke angazhuar në frontin e parë të luftës kundër COVID-19, ish-politikanët mjekë. Ndërsa për Muratin, politika nuk e ka kaluar vijën e kuqe.

 “PD në këto momente duhet të luante krejt ndryshe dhe të fitonte atë pauzë të madhe që rodhi që nga momenti që kanë dalë nga parlamenti.  PD ka bërë vërejtje me vend, por të thëna në kohën dhe vendin e gabuar. Mund të jepte shembuj bashkëpunimi. Kanë ndihmuar qeverinë të fuqizohet. Në vendet e huaja politikanët mjekë kanë veshur bluzat e bardha.

Në vendin tonë kishte mundësi që një pjesë e madhe e mjekëve të tregonin duke veshur uniformën. Unë mendoj që Tritan Shehu kishte gjithë mundësinë më të madhe që të merrte pjesë, të integrohej, Vasili po ashtu vjen nga fusha e mjekësisë, Spahia që tani përfaqëson kritikën ndaj PS, mendoj se duhet të kishte bluzën e mjekut”, shprehet Ben Andoni.

Situata e vështirë nuk ka ndodhur për shkak të politikës por sigurisht që zgjidhjet dhe vendimet do merren nga politika kështu që është normale që të ketë përplasje. Nuk mendoj se politika shqiptare i ka tejkaluar ato kufijtë ose linjën e kuqe në debatin politik. Është normale të ketë debate politike në situata si këto. Nuk mendoj se është problemi kryesor".

Megjithatë, sfida më e madhe kryeministrin e pret pas pandemisë, shprehet Ben Andoni pasi pasojat ekonomike do të jenë të mëdha. Për Erl Muratin nga ulja në tryezë e palëve nuk pritet asnjë debat konstruktiv. Gjithsesi sinjalet për një diskutim të mundshëm në tryezë për situatën e krijuar duket se janë të largëta, pasi që nga moment i shpërthimit të pandemisë në Shqipëri, mes palëve politikëe nuk nga pasur asnjë komunikim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Konjak: 13/04/2020 21:23

    Jemi ne nje moment qe , c'do kush deshiron te shpreh respekt , per perpiekiet maksimale te te gjithe spektrit politike , por ne vecanti per pushtetin qe ka detyren kryesore , per perballimin e problemevet te kohes . Mendoj se te gjitha institucionet , SHtet , pushtet ,parti politike dhe gjith populli , kan dhene dhe japin gjithe ate, se c'ka munden , per perballimin e pandemise , me sa me pak humbje .Po a behet politike ,- midis te tjerash - , nepermjete ngjaries , une mendoj se po, dhe me duket normale ; sepse politika, perdoret kudo dhe kurdohere .Mirpo a do kete ndonje mendim qe nuk shkon ne te njejten kahe me shumicen , mundet te ket ,por kjo nuk permbush kushtin per te krijuar ndasi , armiqesi e peshtjellime ne gjithe shoqerine ton , me shume probleme . Besojse , aske te mos haje maraku , dhe as te mos frigohet, se qeveria - me kete rast - ka fituar kredo politike , jo vetem nga puna e mirfillt , por edhe nga ndonje paqartesi e opozites .Mendoj se qeveria ka bere me te miren e mundeshme , dhe te vazhdoje te punoje , te permbush detyrat e saj , per te cilat eshte ne pushtet . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Deda: 13/04/2020 19:08

    Opozita ka dekur miku im! Lul Basha eshte sahan lepires.Eshte turp qe aji te kryesoje opozite apo qeveri.Keshilltaret e Bashes i thone mos lef por rri ne shtepi.Rama taka pregatit trasten me tagji,ta hajsh gezuar per kristlindje e vit Ri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?