Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini

Politikanë dhe bashkëpunëtorë mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini

12 Qershor, 15:55| Përditesimi: 12 Qershor, 15:58

  • Share

Politika ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Bashkëpunëtorë të tij politik në Partinë Socialiste kanë dhënë mesazhe ngushëllimi familjarëve për ndarjen nga jeta të Sejdinit.

Ka qenë kryeministri Rama, që përmes një postimi në Facebook ka postuar një foto krah Sejdinit në fushatën elektorale të vitit 2015 ku shkruan: Mik. Elbasanlli i mençur e fjalëpakë. Kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni. La një gjurmë në historinë e qytetit dhe një kujtim të mirë tek shumë miq që bëri në jetën e tij pa zhurmë. Prehu në paqe i dashur Qazim.

Sakaq, një mesazh ngushëllimi ka ardhur edhe prej kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili shprehet në facebook se: Qazim Sejdini ishte nga ata socialistë që u shërbeu qytetarëve me përkushtim në çdo ditë të jetës së tij. I urtë dhe dashamirës me këdo, ai do t’ju mungojë fort familjes, miqve dhe gjithë socialistëve. Prehu në paqe mik i mirë! 

Gjithashtu edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimin e tij.

'E trishtë ndarja nga jeta e Qazim Sejdinit, mikut tonë të mirë, socialistit të përkushtuar dhe drejtuesit të spikatur në qeverisjen vendore për më shumë se një dekadë. Drejtoi Elbasanin me urtësi e pa bërë kurrë dallime për qytetarët. Diti mençurisht të adresonte shqetësimet e tyre dhe sfidat e qytetit. Do t'i mungojë shumë njerëzve të tij të afërt dhe Elbasanit që e nderoi me detyrën e lartë të kryetarit të bashkisë. Le një boshllëk të madh edhe në familjen tonë politike. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje të veçantë. Ngushëllime familjes Sejdini! Lamtumirë miku ynë’, shprehet Çuçi.


Lajmi kryesor:

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?