Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me gazetarin e Report, RAI 3, u ndal edhe tek akuza se në Shqipëri ka ndikim të fortë mafia. Rama nuk e mohon se ka faktorë të mafias, që ndikojnë në ekonomi, por ai nuk shikon politikanë të ndotur nga mafia në Shqipëri.
Rai3: Po duhet t’i dallojmë.
Kryeministri : E thashë, ka një faktor të mafies shqiptare që...
Rai3: Që ka ndotur ekonominë shqiptare apo jo?
Kryeministri : Që ka një faktor të mafies shqiptare në territorin e mafies, nuk diskutohet. Është e kotë ta diskutojmë këtë. Që ka sigurisht një luftë kundër krimit të organizuar në Shqipëri ka, sepse ata janë nuk është se nuk janë dhe po luftojmë me mullinjtë e erës. Nuk diskutohet që është një luftë që vazhdon, është një luftë që ka pasur sukses shumë të konsiderueshëm dhe nuk e them unë. Në lidhje mjaft të ngushtë me Italinë dhe me agjencitë ndërkombëtare, por, së pari, me Italinë, në të gjitha planet, nga policia, te gjykatësit, Italia na ka dhënë një dorë shumë të madhe. Që kjo luftë vazhdon nuk ka diskutim, por ashtu siç e thatë me të drejtë që Italia ka shënuar përparim të konsiderueshëm në këtë luftë, edhe ne kemi bërë përparim shumë të rëndësishëm në këtë luftë. Po që ka, nuk diskutohet. Që merr forma të reja, nuk diskutohet. Po, që të thuash se kontrollon ekonominë shqiptare, është...
Rai3: Ndot, ka ndotur, siç ndot edhe politikën. Kjo është pyetja.
Kryeministri : Politikë të ndotur nga mafia në Shqipëri, jua them sinqerisht, që nuk e shoh. Nuk e shoh. Fuqi për t’u imponuar, fuqi për të devijuar vendime të rëndësishme, fuqi për të kontrolluar pjesë të asaj ekonomie që administron shteti, unë nuk e shoh.
Faktet nuk e thonë.
Lajmi kryesor:
I gjithë dueli i Edi Ramës me gazetarin e Rai 3 për akuzat për lidhje të qeverisë me krimin (E plote)
G.K/ReportTv.al