Ndonëse duhet të ishin shembull për zbatimin e ligjeve dhe sidomos të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për kufizimin e përhapjes së covid-19, një pjesë e politikanëve shqiptarë kanë thyer hapur karantinën. Nëse një deputet ka marrë pjesë në mbledhjen online të komisioneve të Kuvendit nga një klub në Kamëz, kolegë dhe ish-kolegë të tij kanë sfiduar masat mbrojtëse, duke dalë jashtë banesës jashtë fashave të orareve të përcaktuara, për t’u argëtuar, për qëllime politike etj. Në një kohë kur i gjithë vendi ishte kushte shtetrrethimi, deputeti i Kujtim Gjuzi duket ka thyer masat e autoriteteve, duke u shfaqur duke pjekur mish në hell në fund të muajit mars.
Ndërkaq, masat janë thyer edhe nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili është shfaqur në konferenca për shtyp, në selinë e partisë, duke kritikuar mënyrën se si qeveria po e menaxhon situatën. Po ashtu, gjatë epidemisë, Vasili ka dalë në shëtitje me biçikletë, ndërsa ka marrë pjesë edhe në një mbledhje politike në selinë e Partisë Demokratike. Karantinën e kanë thyer edhe aleatët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, të cilët morën pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në selinë e PD. Basha gjithashtu nuk ka respektuar udhëzimet në kohë epidemie.
Dy ish-deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Enkelejd Alibeaj, kanë thyer karantinën, duke bërë deklarata politike në Krujë apo në selinë e partisë. Lëvizjet e tyre janë të pajustifikuara në raport me situatën. Deklaratat e tyre, përsëritje të deklaratave të Lulzim Bashës, mund të bëheshin edhe në Facebook.
Deputeti Luan Harusha, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, të datës 13 prill 2020, nga një ambient në natyrë. Në datën 20 mars, katër ditë para se të merrte përgjigjen se ishte infektuar me Covid-19, policia konstatoi deputetin Adriatik Alimadhi, duke lëvizur jashtë fashës së orarit. Masat mbrojtëse ndaj covid-19 janë thyer disa herë edhe nga ish-deputeti Eduard Ndocaj, gjatë epidemisë.
Politikanët në fjalë kanë thyer masat mbrojtëse për shkaqe që nuk parashikohen për të marrë leje, ndërkohë që nuk janë ndëshkuar. Në 16 prill, Kuvendi, përmes debateve, ka miratuar disa ndryshime në Kodin Penal, duke kriminalizuar shkeljen e rregullave në kohë epidemie. Ndryshimet janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, ndërsa do të hyjnë në fuqi në datën 7 maj.
I madhi te medhenjve kryetari budallenjve
PërgjigjuAte qe u ka bo koken e pak e kane kesi fundrrina politikanesh e deputete gjirizash
Përgjigju