Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv

25 Nëntor, 20:13| Përditesimi: 25 Nëntor, 20:43

  • Share

Nga Ilir Meta i arrestuar në tetor të vitit 2024, deri te Koço Kotta ish Kryeminister i arrestuar ne vitin 1945, cilët ishin dhe cilët janë politikanët shqiptarë që provuan prangat, burgun, arrestimet dhe gjykimet? I ftuar në Esencë gazetari i kronikës së zezë në Report Tv Sokol Dema. Esencë, çdo të premte dhe të diel, ora 21:00.

Eljan Tanini: -Si është gjendja, harta e arrestimeve të politikanëve shqiptarë në demokraci? E kam fjalën për këta të fundit. Sepse për ata të vjetrit do të kemi në vazhdim një përmbledhje. Me kë do të nisim në fillim?

Sokol Dema: -Prokuroria e akuzonte Agim Kajmakun për tre vepra penale, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku i Vorës  u shpall në kërkim nga policia në Nëntor të vitit 2019, ndërsa u shkarkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh. Në vitin 2022 arrestohet në Itali për drogë!

Eljan Tanini: -Gafur Mazreku?

Sokol Dema: -Ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Has dhe deputet në zgjedhjet e ’97-ës. Po në këtë vit, pas një debati në Parlament me deputetin Azem Hajdari, Mazreku qëllon mbi këtë të fundit pesë herë me pistoletë. Pas këtij atentati, ai u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Sjellja e mirë dhe amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, por zgjedhja e tij refuzohet nga Komisioni i Garancive Statusore. Në vjeshtën e vitit 2003 fiton postin e kryetarit të komunës Fajzë, në një bastion të PD-së. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Gafur Mazreku

Eljan Tanini: -Elvis Roshi?

Sokol Dema: -Elvis Roshi, ra në pranga nga dekriminalizimi, përdhunimi dhe mos deklarimet e Zvicrës. Te SPAKU, ka shumë njerëz në këtë kohë, nga ora 7 e mëngjesit deri në 9 të darkës.

Elvis Roshi

Eljan Tanini: -Fatos Tushe?

Sokol Dema: -Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, pasi akuzohej për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Bashkë më te në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, pasi akuzohen për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Fatos Tushe

Eljan Tanini: -Fatos Nano?

Sokol Dema: -Ai iku nga politika, është një vlerë pozitive. Thonë që ishte arrestim politik. Mbetet nga arrestimet më të bujshme. Në 30 korrik 1993, shefit të opozitës së atëhershme dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nanos iu vunë prangat me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas ai u dënua me 12 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre.

Fatos Nano

Eljan Tanini: -Fran Tuci?

Sokol Dema: -Fran Tuci, akuzua për shpërdorim detyre! Ish-kryebashkiaku i Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe një tjetër ish drejtues vendor që u dënua për “shpërdorim detyre” pasi lejuan ndërtimin e një rruge pa leje e pa projekt dhe duke shkatërruar një fond pyjor me vlerë 234 milionë lekë. Po ashtu, u dënua për “ndërtim të paligjshëm” aksioneri shoqërisë ndërtuese që kreu punimet.

Fran Tuci

Eljan Tanini: -Halit Shamata?

Sokol Dema: -Halit Shamata, një nga politikanët e arrestuar në gusht të vitit 1998, ishte edhe ministër i Brendshëm në vitin 1997. Ish-ministri u akuzua për krime kundër njerëzimit. I arrestuar me shumë bujë në 22 gusht 1998, ai do linte qelinë vetëm disa ditë më vonë, pasi akuzat ndaj tij nuk u provuan dot. Por ish-ministri do e merrte pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij vetëm katër vjet më vonë, më 26 prill 2006, kur gjykata rrëzoi të gjitha akuzat ndaj tij.

Halit Shamata

Eljan Tanini: -Safet Zhulali?

Sokol Dema: -Safet Zhulali ish Ministri i Mbrojtjes në vitet 1992–1997, Safet Zhulali është një nga politikanët shqiptarë të akuzuar nga drejtësia shqiptare. Ai u arrestua më 22 Gusht 1998 së bashku me disa drejtues të lartë. Ish Ministri i Mbrojtjes u akuzua për krime kundër njerëzimit. Por akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë. Kështu, pas 45 ditësh burg, Safet Zhulali lë qelinë, por qëndroi edhe 6 muaj në arrest shtëpie. Më 26 Prill 2002 gjykata i dha Safet Zhulalit pafajësinë.

Safet Zhulali

Eljan Tanini: -Beqja, Iliri?

Sokol Dema: -Ilir Beqja, ka vepra penale nga më të fortat! Sterilizimi, keq menaxhim fondesh, ai është ende në pranga. Ka dosje voluminoze. SPAK-u i dha të drejtë atij që ai të mos paguante, ai kërkoi rreth 1 milionë lekë vetëm për fotokopje. Sot është në paraburgim, ka kërkuar madje hapësira shtesë për të bërë një mbrojtje më të mirë të vetes së tij.

Ilir Beqja

Eljan Tanini: -Ilir Meta?

Sokol Dema: -Ilir Metës te banesa e vjehrrës iu gjet një celular që e fundosi çiftin Meta-Kryemadhi. Arrestimi i Ilir Metes, ndaj të cilit SPAK ka ngritur tre akuza ngjalli polemika mes të cilave u quajt dhe 'show' ndërsa opozita e quajti 'rrëmbim politik'. Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë. Prokuroria e Posaçme e akuzon ish presidentin Ilir Meta për ndikime korruptive dhe përfitime monetare.

Ilir Meta

Eljan Tanini: -Çyrbja?

Sokol Dema: -I jepte krimit sekrete shtetërore me SKY ECC, Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja! E njëjta masë edhe për bashkëpunëtorin. Jurgis Çyrbja sot është i sëmurë! I pyetur se “cili është problemi shëndetësor që keni?”, u përgjigj: “Nuk është objekt i hetimit dhe nuk keni pse e bëni këtë pyetje”. Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish deputetin Jurgis Çyrbja, i arrestuar për lidhje me grupet kriminale. Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për tu zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.

Jurgis Çyrbja

Eljan Tanini: -Ish Ministri Lefter Koka?

Sokol Dema: -I fundit ish ministër i cili provoi prangat dhe është në pritje të procesit gjyqësor është Lefter Koka. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka shpallur se Koka ka konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Lefter Koka

Eljan Tanini: -Shkojmë te buja e madhe, Mark Frroku?

Sokol Dema: -Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku u arrestua në prill të 2015-ës. Fillimisht Frroku u dënua për kallëzim të rremë në çështjen “Doshi”. Një tjetër akuzë për të edhe për vrasje të kryer në Belgjikë, ndërsa në Shqipëri për akuzën e “pastrimit të parave” dhe “refuzimit për të deklaruar pasurinë”. Frroku la mandatin, ka ndërruar shpesh qelitë e paraburgimit, ndërsa ka vizituar shpesh edhe Gjykatën e Lartë, ku janë zhvilluar një sërë procesesh gjyqësore, pasi avokatët e tij kanë bërë dhjetëra kërkesa, me të vetmin qëllim: lirimin e ish-deputetit.

Mark Frroku

Eljan Tanini: -Ai që bënte atë që nuk duhej bërë në zyrat e shtetit, Safeti?

Sokol Dema: -Safet Gjici u arrestua pas publikimit të video-skandalit erotik në zyrën e tij, ndërsa akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar që pjesën e mbetur nga dënimi ta vuajë në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore.

Safet Gjici 
Eljan Tanini: -Ish Ministri Saimir Tahiri?

Sokol Dema: -Hetimi ndaj të cilit nisi më 2017, si pasojë e dosjes “Habilaj” të Antimafias së Katanias në Itali. Tahiri shpëtoi burgun, por humbi karrierën politike. Apeli i Posaçëm i GJKKO-së do të dënonte më 4 shkurt 2022 Tahirin, me tre vite e katër muaj burgim, teksa më herët ish-Krimet e Rënda e kishin dënuar po më këtë masë, por ia kishin kthyer në shërbim prove me tre vite me kusht.

Rekursi që bëri Tahiri riçeli çështjen në Apel dhe ky i fundit dha të njëjtin verdikt, por këtë herë me vuajtje të izolimit në Burgun e Fierit për “shpërdorim detyre”. Tahiri u lirua një vit më pas, pasi Gjykata pranoi kërkesën për shkaqe shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Saimir Tahiri

Eljan Tanini: -I famshmi Gjika i Vlorës?

Sokol Dema: -Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika përfundoi i arrestuar si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në dy procese gjyqësore që u zhvilluan më vonë ish-kryebashkiaku u shpall i pafajshëm.

Shpëtim Gjika

Eljan Tanini: -Xhelili i Dibrës?

Sokol Dema: -Shukri Xhelili, ish zyrtari i lartë u dënua pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Shukri Xhelili

Eljan Tanini: -I pari dhe jo i vetmi, Ksera?

Sokol Dema: -Ish Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera do të bëhej i pari zyrtar i lartë ish-ministër i qeverisë “Berisha”, që do arrestohej për shpërdorim detyre dhe më pas dënohej, para precedentëve Tahiri dhe Koka. Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta do të arrestohej më 29 janar të vitit 2016.

Gjykata e Tiranës do e dënonte me 1 vit e 8 muaj burg ish-zyrtarin, dënim të cilin e vuajti. Ai u akuzua për një seri prokurimesh abuzive dhe fiktive, me vlerë mbi 300 mijë euro, të zhvilluara gjatë muajve të tranzicionit qeverisës të vitit 2013, muajt e verës.

Spiro Ksera

Eljan Tanini: -Trim mbi trima, Salianji?

Sokol Dema: -Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Ervin Salianji

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?