Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor” Boban Bogdanoviç ka kërkuar azil politik në Kosovë për shkak të Milan Radoiçiçit. Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti ka thënë për RTV Dukagjini se ai ka kërkuar azil politik pasi është ndjerë i rrezikuar.
“Personin i cili ka ardhur nga Beogradi këtu në favor të zbardhjes së rastit. I njëjti person që ka kontribuar në zbardhjen e këtij rasti për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është detyruar para pak ditësh të kërkojë azil. Ka kërkuar azil politik në Kosovë. Ai ka ardhur të dëshmojë në lidhje me rrjetin e personave të Radoiçiqit. Është njëfarë mjegullie, nuk e di interesin e tij konkret, nuk e di që ka pasë qëllim të krijojë mjegulli më shumë sesa që ka në dosje”, ka thënë Mehmeti, për RTV Dukagjini.
Milan Radoiçiq bashkë me Zvonko Veselinoviq dyshohen se kanw bashkwpunuar pwr vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Oliver Ivanoviq ka qenë lider i subjektit opozitar Iniciativa Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” i cili është vrarë para selisë së këtij subjekti në Mitrovicën e Veriut në janar të vitit 2018.
Në rastin për vrasjen e Ivanoviqit po gjykohen gjashtë persona, katër prej tyre ish-policë.
Sipas aktakuzës, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Nedelko Spasojeviq, Rade Basara, po akuzohen se si grup kriminal të udhëhequr nga Millan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, kishin kontribuuar në forma të ndryshme në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Zyrtarët policorë, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, sipas Prokurorisë kishin manipuluar me prova të rastit.
Sipas aktakuzës, secili nga të lartcekurit në ditën kritike kanë kryer veprime konkrete, të cilat kanë dërguar deri te vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.
Para pak ditësh, Prokuroria Speciale (PS) ka ngritur aktakuzë ndaj një personi në rastin e Oliver Ivanoviqit.
Dhe kur kexoj deklaratat e kti far hetuesit politik te policise them o zot ku kemi mberri si shtet !! E lus zotin qe tmos e marrin vesh américain dhe europa se sa i aft qenka ky se na marrin ne qafe,e pastaj kush do tja numeron sukseset allbinit e osmankes te cilet pas kete sdo ta dinin kurre se kryeprkurori Isufi e ka liruar radojqiqin nga presioni i opozites, ky pejgamber e paska marre vesh ne mjegull se nje serb paska kerkuar azil politik ne kosove nga kercenimi i radojqiqit, se cili eshte qellimi thot nuk e dij por ndishta sdo ta ban la mjegull seq eshte, po mir more pejgamber hetuesi politik i policisé po mimosa pse takohej me radojqiqin à e din ti dhe si hêtres qe qenke à mun ta siguron ti ate serbin qe ka ikur nga radojqiqi nese jo bile hiqja mjegullen Amandine te pakten ta kete pamjen e mire, heu kosove e nana e vakive po dalin eksperta e hêtres pa dite me fol dhe pa shkolle e po ta kryen klasen e shtate ky çka bahet athua, ministèr osé kshilltar i kurrcit e osmankes.
Përgjigju