Nik Gjeloshaj

Politikani shqiptar Nik Gjeloshaj pritet të jetë zv.kryeministër i Malit të Zi! U bashkua me forcat pro serbe dhe pro ruse

30 Tetor 2023, 09:53| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 10:32

  • Share

Kryetari i “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj, do te jetë zëvendëskryeministri i ri i Malit te Zi dhe Ministër i Ekonomisë. Në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi pritet të ketë dhe 2 poste të tjera ministrore që do të mbahen nga shqiptarët, respektivisht Fatmir Gjeka do të marrë drejtimin e Ministrisë së Pakicave. Ndërkohë që Marash Dukaj do të jetë ministër i ardhshëm i Administratës Publike.

Përmes një postimi në facebook, Gjeloshaj ka njoftuar dhe përfundimin e rrugëtimit të tij në krye të komunës së Tuzit. Ai ka falenderuar qytetarët dhe bashkëpunëtorët për punën e kryer gjatë 55 muajve që ai ishte në krye të kësaj komune.

Ai gjithashtu ka shkruar se "Puna dhe fjala e mbajtur nga ne në këto 55 muaj si drejtues të Komunës së Tuzit, ishin elementë thelbësorë që mundësuan edhe rezultatin historik në zgjedhjet e Qershorit për Forumin Shqiptar, rezultat i cili na ngarkon me më shumë përgjegjësi për të bërë më shumë punë jo vetëm për Tuzin, por për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi. Unë sigurisht që nuk jam i mjaftuar me punën e bërë në Tuz, sepse e di që ka edhe shumë punë përpara dhe pikërisht për këtë arsye, unë kam vendosur të marr përgjegjësinë që na ngarkuan qytetarët për tu bashkuar në qeveri dhe për të bërë shumë më shumë punë për Tuzin dhe për të gjitha komunat shqiptare dhe shtetin e Malit të Zi. Ky ishte një vendim i vështirë për mua, sepse emocionalisht Tuzi dhe skuadra e komunës tonë janë shumë të shtrenjta për mua, por, ishte momenti për të parë përtej vetes dhe për të marrë përgjegjësi që tu shërbejmë të gjithë shqiptarëve".

Po ashtu ka falenderuar edhe qytetarët e Tuzit për besimin ndaj tij, duke u shprehur se ai është munduar që të bëjë gjithmonë më të mirën.

Kujtojmë se Nik Gjeloshaj, beri marrëveshje me Millojko Spajiç, i cili ka marrë shumicën e votave. Por për krijimin e shumicës, nevojiteshin edhe votat e partive pro-serbe. Ato vetë nuk do të jenë pjesë e qeverisë, por do kenë vetëm postin e Kryetarit të Kuvendit.

Negociatat ishin të vështira, pasi programet e dy partive nuk përputheshin, veçanërisht në qëndrimin ndaj Serbisë. Pra, Gjeloshaj deklaroi se hyn në aleancë me Spajiç me kushtet e panegociueshme që Mali i Zi të vazhdojë të mbajë drejtimin pro-europian, të mbrojë të drejtat e Ukrainës, dhe të mbështesë Bashkimin Europian kundër Rusisë.

POSTIMI I NIK GJELOSHAJ NË FACEBOOK:

Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund, por shërbimi ndaj atyre që të votëbesojnë është një maratonë e cila vijon me më shumë përgjegjësi. Sfida që mua mu besua nga bashkëqytetarët 55 muaj më parë për t’u shërbyer si kryetar komune, ishte një përgjegjësi e privilegj që i pranova me kënaqësi dhe punova çdo ditë me gjithë energjinë dhe vizionin tim për ta justifikuar besimin e dhënë. Arrita të bëj aq sa munda edhe pse shumë më shumë do të doja, por mundësitë jo në çdo rast vareshin nga ne. Jam krenar për sa shumë mundëm të bëjmë sëbashku me skuadrën e jashtëzakonshme e Komunës së Tuzit!

Jam i lumtur që qytetarët e komunës tonë sot kanë më shumë infrastrukturë, më shumë punësim, më shumë zhvillim dhe më shumë vëmendje ndaj çdo problematike që ata kanë. Të gjithë këto punë të mira që bëmë sëbashku në 55 muaj, e kanë bërë Malësinë më dinjitoze. Dhe ju premtoj që edhe me drejtimin e ri të Komunës tonë, do vijojë e njëjta filozofi pune dhe përkushtimi! Puna dhe fjala e mbajtur nga ne në këto 55 muaj si drejtues të Komunës së Tuzit, ishin elementë thelbësorë që mundësuan edhe rezultatin historik në zgjedhjet e Qershorit për Forumin Shqiptar, rezultat i cili na ngarkon me më shumë përgjegjësi për të bërë më shumë punë jo vetëm për Tuzin, por për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

Unë sigurisht që nuk jam i mjaftuar me punën e bërë në Tuz, sepse e di që ka edhe shumë punë përpara dhe pikërisht për këtë arsye, unë kam vendosur të marr përgjegjësinë që na ngarkuan qytetarët për tu bashkuar në qeveri dhe për të bërë shumë më shumë punë për Tuzin dhe për të gjitha komunat shqiptare dhe shtetin e Malit të Zi. Ky ishte një vendim i vështirë për mua, sepse emocionalisht Tuzi dhe skuadra e komunës tonë janë shumë të shtrenjta për mua, por, ishte momenti për të parë përtej vetes dhe për të marrë përgjegjësi që tu shërbejmë të gjithë shqiptarëve!

Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin, sepse siç thashë, kjo është një maratonë për të punuar dhe zhvilluar Malësinë dhe shqipëtaret! Rrugëtimi do të jetë sfidues, por përpjekja ime do të jetë maksimale për t’i qëndruar fjalës së dhënë!

Dhe këtë do ta bëj me mish e me shpirt siç e kam bërë në Komunën e Tuzit. Nuk mund ta mbyll këtë komunikim me ju pa shprehur disa falenderime shumë të përzemërta. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Tuzit për besimin dhe ndjesë për çdo punë të pakryer, por me besoni që kam bërë më të mirën që kam mundur dhe ditur! Faleminderit super skuadrës së Komunës për punën dhe përkushtimin! Pa ju nuk do mund tia dilja! Faleminderit diasporës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Malësisë! Jeni oksigjeni ynë! Kjo është thjeshtë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë, sepse, punën që kemi nisur do ta vijojmë tanimë me praninë në qeverinë e re!

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?