Tokio, kryeqyteti i Japonisë

Politikë për të ulur mbipopullimin e kryeqytetit, Japonia u ofron familjeve 7500 dollarë për fëmijë për t'u larguar nga Tokio

3 Janar 2023, 12:30| Përditesimi: 3 Janar 2023, 12:33

  • Share

Qeveria e Japonisë po ofron 7,500 dollarë për fëmijë për familjet që shpërngulen nga Tokio, në një përpjekje për të rikthyer rënien e popullsisë në rajone të tjera ku ka një popullsi më të ulët.

Ky vendim do të hyjë në fuqi në prill si pjesë e një përpjekje për të populluar fshatrat dhe zonat provinciale ku popullsia është në rënie.

Megjithëse popullsia e Tokios ra për herë të parë vitin e kaluar – një prirje që i atribuohet pjesërisht pandemisë së koronavirusit politikëbërësit besojnë se duhet bërë më shumë për të ulur dendësinë e popullsisë së qytetit dhe për të inkurajuar njerëzit të fillojnë jetë të reja në pjesët e tjera të vendit ku ka plakje të popullsisë dhe migrimi të të rinjve drejt Tokios, Osakas dhe qyteteve të tjera të mëdha.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?