Pamje nga vendngjarja

Poloni/ Babë e bijë arrestohen pasi tre foshnje të vdekura gjenden në bodrumin e shtëpisë

19 Shtator 2023, 16:45| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 17:02

  • Share

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Poloni, ku një 54-vjeçar së bashku me njërën nga vajzat e tij, mund të kalojnë gjithë jetën e tyre në burg për vrasje dhe incest, pasi në bodrumin e shtëpisë së tyre janë gjetur tre trupat e tre foshnjeve të vdekura.

Piotr Gierasik, 54 vjeç dhe Paulina Gierasik, 20 vjeçe janë arrestuar pas zbulimit të kufomave të mbështjella me qese plastike dhe të groposura në shtëpinë e tyre në Czerniki, Poloni.

Dy të parat u gjetën ditën e premte, por hetimet e mëtejshme zbuluan edhe një të tretë.

Kolegët e 20-vjeçares thanë se babë e bijë jetonin si çift dhe ajo e admironte “si të ishte Zoti”.

Ata nisën të dyshonin se ishte shtatzënë kur ajo po vishte rroba të mëdha e të gjera. Paulina mori tre javë pushim por u kthye në punë vetëm një javë më vonë.

Një banor ka dhënë detaje të tjera.

“Ata jetonin si çift. Ajo e thërriste Piotr. Ecnin rrugës të kapur për dore. Disa muaj më parë, ai i qethi flokët që djemtë e tjerë mos t’ia hidhnin sytë”.

Paulina është akuzuar për dy vrasje dhe incest me të atin. Piotr është akuzuar për tre vrasje, incest me vajzën e tij 20-vjeçare si dhe me një vajzë tjetër.

Dy prej fëmijëve i përkasin 20-vjeçares, e cila ishte në një marrëdhënie konsensuale me të atin. Fëmija i tretë është fryt i incestit ndaj një tjetër vajze të tij, të cilën e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Babai 54-vjeçar u zhvendos në këtë fshat 15 vite më parë së bashku me familjen e tij. Gruaja e tij ndërroi jetë duke lënë pas shumë fëmijë, rreth 10-12  sipas vendasve. Më të mëdhenjtë ishin larguar. Gjatë kësaj periudhe, banorët përreth nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë.

Organet ligjore po presin rezultatet e autopsisë që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjave. Ndërkohë policia vijon kontrollet për të parë nëse ka trupa të tjerë të varrosur rreth shtëpisë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?