"Tanket e para Leopard 2 kanë mbërritur tashmë në Ukrainë", tha ministri polak i mbrojtjes Mariusz Błaszczak në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Tanket moderne ushtarake të prodhuara në Gjermani mendohet të jenë një ndryshim i lojës për Ukrainën, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë në javët e ardhshme.
"Kryeministri nuk mund të ishte këtu, ai shkoi në Kiev për të sjellë tanket Leopard, të cilat janë grupi i parë i dorëzuar në Ukrainë," tha Presidenti Andrzej Duda në fjalën e tij hapëse në takimin në Varshavë.
Mateusz Morawiecki mbërriti në kryeqytetin ukrainas më herët sot në shenjë mbështetjeje për vendin.
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
F.D/ReportTv.al