Bota

Poloni, tërmeti shkakton të vdekur dhe të plagosur në minierë

4 Korrik 2019, 12:41| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 12:44

  • Share

Një tërmet goditi një minierë qymyri në Poloninë jugore. Si pasojë e lëkundjeve, tre  minatorë vdiqën dhe gjashtë të tjerë u shtruan në spital.

Të nëntë punëtorët ishin gërmuar më shumë se 700 metra thellë në minierën Murcki-Staszic, në qytetin jugor të Katowice.

Një nga minatorët e mbijetuar është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë, autoriteti rajonal i minierave ka nisur një hetim të brendshëm për shkaqet që shkaktuan ngjarjen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?