Kryeministri polak Donald Tusk njoftoi sot arrestimin e dy shtetasve bjellorusë, pas kapjes së një droni që fluturonte mbi ndërtesa qeveritare në kryeqytetin polak, Varshavë.
«Shërbimi i Mbrojtjes së Shtetit ka neutralizuar së fundmi një dron që fluturonte mbi ndërtesa qeveritare (rruga Parkova) dhe Pallatin Belveder. Janë arrestuar dy shtetas bjellorusë. Policia po heton rrethanat e incidentit», shkroi ai në profilin e tij në X.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Kremlini: NATO është tashmë në luftë me ne! Avionët luftarakë të Britanisë i bashkohen operacionit 'Roja e Lindjes' në Poloni
K.M/ReportTv.al