Sport

Polonia e dobët përballë Holandës, Franca merr fitoren e parë në Ligën e Kombeve 

22 Shtator 2022, 22:47| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 16:50

  • Share

Hollanda vijon të bëjë ligjin në grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve. Kjo sepse "tulipanët" kanë mposhtur 0-2 Poloninë e Lewandoëskit falë golave të Gapko në pjesën e parë dhe Bergëijin në të dytën. Pas 5 ndeshjesh në grup Holanda renditet e para me 13 pikë, 3 më shumë se Belgjika ndjekëse që sonte fitoi 2-1 në shtëpi kundër Uellsit. Në Bruksel De Bruyne dhe Batshuayi vendosën 45 minutat e para, ndërsa Moore realizoi për britanikët në të dytën. Një gol sa për statistike.

Sakaq Franca kampione bote ka marrë fitoren e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Gjelat për llogari te grupit 1 kanë fituar 2-0 kundër Austrisë. Golat u realizuan nga Mbappe dhe Giroud. Në takimin tjetër të këtij grupi Kroacia fitoi 2-1 kundër Danimarkës.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?