Elon Musk dhe Radoslaw Sikorski

Bota

Ministri i Jashtëm i Polonisë kërcënon me braktisjen e Starlink në Ukrainë, Musk: Pusho ti burrë i vogël! Rubio: Nëse s’do ishte Starlink, Rusia do ishte në kufijtë tuaj tani

9 Mars, 18:25| Përditesimi: 9 Mars, 18:30

  • Share

Polonia ka paralajmëruar se mund të kërkojë një alternativë për shërbimin e internetit satelitor në Ukrainë, nëse kompania e Elon Musk, SpaceX, nuk garanton një shërbim të qëndrueshëm.

"Starlink për Ukrainën financohet nga Ministria Polake e Digjitalizimit me një kosto prej rreth 50 milionë dollarësh në vit," shkroi ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në platformën X.

“Përveç aspektit etik të kërcënimit ndaj një vendi të sulmuar, nëse SpaceX tregohet një furnizues i paqëndrueshëm, ne do të detyrohemi të kërkojmë një alternativë tjetër për internetin satelitor.”

Elon Musk iu përgjigj ministrit të Jashtëm polak me fjalët: “Hesht, burrë i vogël. Ti paguan vetëm një pjesë të vogël të kostos. Dhe nuk ka asnjë zëvendësues për Starlink.”

Më pas, Musk ripostoi mesazhin e Rubio-s, duke e mbështetur plotësisht dhe duke thënë: “Ajo që thotë sekretari Rubio është absolutisht e saktë.”

Pavarësisht paralajmërimeve të Polonisë, mbetet e paqartë se cilat alternativa mund të përdoren nëse Starlink do të largohej nga Ukraina.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kimi: 09/03/2025 18:45

    Aroganca e fashistit biznesmen Musk eshte me e eger dhe e theksuar se e Putinit. Kjo arogance do coje ameriken drejt nje katastrofe diplomatike dhe rritjen ne nivele alarmante te antiamerikanizmit ne europe dhe me gjere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?