ilustruese

Bota

Polonia kufizon trafikun ajror pas hyrjes së dronëve rusë

11 Shtator, 10:23| Përditesimi: 11 Shtator, 10:32

  • Share

Polonia ka njoftuar se ka kufizuar trafikun ajror përgjatë kufirit të saj lindor, pas hyrjes në territorin e saj të rreth 20 dronëve të dyshuar rusë. Kjo masë kufizuese, që do të mbetet në fuqi deri në fillim të dhjetorit, "është marrë për të garantuar sigurinë kombëtare", thuhet në një deklaratë të agjencisë polake për navigimin ajror.

Varshava ka kërkuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronët. Këtë e ka bërë të ditur misioni i Koresë së Jugut, i cili mban presidencën e Këshillit për muajin shtator, sipas agjencisë ruse Tass. Mbledhja mund të zhvillohet të premten, sipas një burimi diplomatik të cituar nga agjencia.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Forcat e Armatosura ruse kanë goditur gjatë natës objekte ushtarake dhe industriale në Ukrainën perëndimore, ndërsa nuk kishte objektiva të planifikuara në territorin polak.
"Rrezja e dronëve që supozohet se kanë kaluar kufirin me Poloninë nuk e kalon 700 kilometrat", thekson ministria. Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga Tass, ka deklaruar gjithashtu se është e gatshme të konsultohet me Poloninë lidhur me këtë ngjarje.

Ansa

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?